Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe hodhi poshtë vendimin e MAShT-it për arsim alternativ

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe hodhi poshtë vendimin e MAShT-it për arsim alternativ

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot bëri me dije se e  ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe ka hedhur poshtë vendimin e MAShTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin. Rasti ndërlidhej me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës më 2019, që ishte iniciuar përmes vendimet të kryetarit të komunës me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore. Por, me pakënaqësinë e disa prindërve të nxënësve të afektuar që kishin refuzuar zbatimin e vendimeve të komunës, më 2021 MAShTI parti formuar një komision për vlerësimin e mosvijueshmërisë së mësimit nga ana e 441 nxënësve, ku kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duket: (i) ndërmarrin veprime të harmonizuara; dhe (ii) të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla. Megjithatë, MAShTI kishte nxjerr vendimin e kontestuar, sipas të cilit kishte organizuar “mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e Komunës së Kamenicës”. Vendimin e kishte kontestuar Komuna e Kamenicës duke pretenduar se ministria kishte ndërhyrë në kompetencat vetanake të komunës. Ndërkohë Partia Socialdemokrate ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur se ajo e  ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hidhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qëndron Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …