Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjykata Speciale në Hagë, më 16 korrik shpall aktgjykimin kundër luftëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte

Gjykata Speciale në Hagë, ka njoftuar se më 16 korrik shpall aktgjykimin kundër luftëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i akuzuar për gjoja  krime lufte. Ai ishte arrestuar në mars të vitit 2021 në Belgjikë dhe ishte transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në prill të atij viti. Gjykimi ndaj tij nisi më 21 shkurt të vitit 2023 dhe në këtë proces gjyqësor morën pjesë tetë të vetëquajtur viktima. Ai është deklaruar i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës, pretendohet se në mes 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, Pjetёr Shala dhe disa ushtarë, policë dhe roje të UÇK-së “morën pjesë në ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe në një rast në vrasjen e paligjshme të një të ndaluari në fabrikën e metalit në Kukës, në veri të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …