Kadri Veseli

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, me anë të së cilës ishte kërkuar që të dorëzohet dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar  deri më 1 qershor 2021. Në këtë vendim, shpjegohet historiku i çështjes së kësaj kërkesë, ku thuhet se më 12 mars 2021, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë “Vendimin për Kategorizimin e Provave sipas Rregullës dhe Çështjet e Ndërlidhura. Në këtë vendim për kategorizim të provave, thuhet se ndër të tjera, gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën nga mbrojtja e Kadri Veselit, për të urdhëruar Prokurorinë e Specializuar të paraqesë dosjen paraprake në përputhje me Rregulloren deri në prill 2021. Pastaj saktësohet se  më 24 mars 2021, gjatë konferencës së katërt të statusit në këtë rast, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë Zyrën e Speciales të paraqesë dosjen paraprake deri më së voni me 1 qershor 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …