Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Gruda: Asnjë nga premtimet kryesore që janë dhënë për fushën e drejtësisë nuk janë realizuar nga Qeveria Kurti

Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka konstatuar se asnjë nga premtimet kryesore që janë dhënë për fushën e drejtësisë nuk janë realizuar nga Qeveria Kurti. Ai ka përkujtuar se ndonëse kjo qeveri ka premtuar padi për gjenocid, Vetingun, Reforma në drejtësi e premtime tjera, asnjë nga këto nuk është realizuar nga Qeveria Kurti. “Është premtuar se do të ngritet padi për gjenocid ndaj Serbisë. Pas 3 viteve mandat, Qeveria nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Përkundrazi, Kryeministri Kurti është pajtuar për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë e cila parashikon që e kaluara jonë të tejkalohet, dhe po në këtë kohë është përkujtuar vdekja e kriminelit të luftës, Oliver Ivanović dhe është glorifikuar ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq. Nga ana tjetër nuk është thënë asnjë fjalë për të mbrojtur themeluesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë” ka shkruar mes tjerash, Përparim Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …