Brickos

Halil Katana: Formulari i vetë-deklarimit- formular i vetasgjësimit kombëtar

Kohët e fundit Kuvendi i Shqipërisë me një votim të dyshuar, ka miratuar formularin e regjistrimit të popullsisë me disa kërkesa të formuluara me terma të ngatërruara latine, për të fshehur përmbajtjen e vërtetë të tyre, te njerëzit e thjeshte, te një masë e madhe njerzish që nuk i kuptojnë. Ky riformulim i formularit është bërë, gjoja për të korigjuar formularin e mëparshëm mbi vetëdeklarimin e kombësisë dhe të fesë, për të cilin pati një reagim të fuqishëm popullor, kudo në hapësirat shqiptare. Në këtë të fundit termi i qartë “kombësi” është zevendësuar me termin “përkatësi etnokulturore”, një term që lejon të shprehesh si të duash, vetëm shqiptar jo. Këtu qëndron i gjithë thelbi i problemit, e gjithë dinakria dhe strategjia greke për të shkombëtarizuar shqiptarët, ose të paktën për të ulur sa më shumë numrin e tyre, duke rritur artificialisht minoritetin grek në Shqipëri.


Ky ësht një rrezik jashtëzakonisht i madh, që i kanoste kombit shqiptar, identitetit të tij, sovranitetit dhe territorit.


Përvoja historike, sidomos për ne shqiptarët, tregon se fatet e Atdheut e të kombit nuk vihen në rrezik vetëm kur kërcasin topat, por edhe nga mënyrat e tjera të nëndheshme, të heshtura, pa krisma e bujë, të sheqerosura, të cilat pasi i ke gëlltitur të zënë frymën e të mbysin. Kur kërcasin topat shpallet parulla kushtrim: “Atdheu në rrezik” dhe nuk ka shqiptar të mos ngrihet, të rrëmbejë armën e tw dalw në luftë për mbrojtjen e Atdheut. Po kur të vjen regjistruesi e të fut në dorë nja 2-300 euro e të kërkon të prononcohesh për një fjalë, krijohet një rrethanë që mund të gabosh lehtë, pa arritur ta kuptosh thellë pasojën që vjen prej saj. Dhe atëhere, kur të del narkoza e thika ka shkuar në palcë e në zemër, gjithçka ka mbaruar, nuk ka kthim prapa, sepse vet ke rënë në kthetrat grabitqare, që të mbërthejnë për fyti e të detyrojnë të bëhesh i huaj. Këhtu me dorën tënde ke vrarë veten, duke zhdukur identitetin tënd kombëtar e duke pranuar një kombësi tjetër të huaj, e cila nuk të takon ty. Kështu ke tradhtuar gjenezën tënde natyrore shekullore, gjakun e tw parwve tw tu, ke tjetërsuar vetveten, ose më sakt, ke asgjësuar vetveten. Pwr kwto arsye formulari “Pollo” është formulari i vetasgjësimit kombëtar.


Një pyetje shumë e thjeshtë shtrohet për ligjvenësit tanë: Si e ka formularin e regjistrimit të popullsisë greku? A përfshihet në atë formular kërkesa e vetdeklarimit të kombësisë? Nëse jo, përse greku këmbëngul, që ne ta përfshijmë në formular një kërkesë të tillë. A nuk është kjo një ndërhyrje në punët tona të brendshme, a nuk është ky një kërcënim, apo ndonjë kushtëzim?


Njerëz ini vigjilent!- bënte thirrje Julius Fuçik.


Atë që Greqia me shekuj nuk ka arritur ta realizojë me luftë e me forma të tjera, po përpiqet ta realizojë, lehtë-lehtë, pa zhurmë, nëpërmjet formularit të vetdeklarimit të etnisë. Duhet të bashkohemi të gjithë e ta kundreshtojmë këtë formular.


Një shembull të shkëlqyer e dha Kosova këto ditë. Qeveria e saj, mori masa për të vendosur kontrollin në pikat doganore në veri, duke vendosur atje ligjin, autoritetin e shtetit dhe sovranitetin e vendit. Të gjitha forcat politike dhe mbarë populli e mbështetën qeverinë në këtë veprim të saj. Te ne kërkohet që qeveria të bashkohet me popullin dhe ta anullojë këtë formular regjistrimi, duke hequr prej tij pyetje që kanë të bëjnë me kombësinë dhe fenë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …