Sadik Halitjaha

Halitjaha: Lajçak dëshiron që në Kosovë të bëhen ndryshime sipas dëshirave sllave, kurse lidershpi ynë po tregohet i mjerë

Ish-eprori i lartë i luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi e ka reaguar pas ambicieve të shfaqura nga emisari evropian sllovak Mirosllav Lajçak. Halitjaha ka thënë së Lajçak po dëshiron që në Kosovë të bëjë ndryshime sipas dëshirave sllave dhe ruse. Madje ai ka thënë së për këtë fajtor janë edhe liderët tanë të cilët po tregohen të mjerë. “Lajçak e do Kosovën si shtëpinë e Nastradinit. Ktheje këtej e andej, bëja një derë  këtu e një dritare këtej?! Po kush je ti more bastard produkt i përzgjedhur nga Evropa e ndikuar nga sllavo ruset me qendër në Bratisllavë. Ty të salduan për të groposur Kosovën. Sipas teje dhe atyre pansllave të tjerë se duhet ndërruar kushtetuta e Kosovës për te ju përshtat bashkësisë Serbe! Për t’i mundësuar një Republikë brenda Kosovës, që do të ju siguronte ma vonë një ndarje të thellë të Kosovës. Kisha me pyet sipas kartës së Evropës për pakicat ne cilin shtet kanë të drejta sa në Kosovë pakicat?! Por s’ka faj ky!!! Po lidershipi, mjeranët e Kosovës që s’kanë mend as kombtarizem”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …