Daut Haradinaj

Haradinaj: BE po vazhdon ta përkdhel Serbinë, nuk po reagon për varret masive të shqiparëve në këtë vend

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj thotë se aktakuzat për katër ish-krerët e lartë të UÇK-së nuk janë sfida individuale por janë komplet të UÇK-së. Ai thekson se Gjykata nuk thurrë lavde për kontributin e luftës, por janë aktakuza prej palës ndjekëse. Gjithashtu Haradinaj shton se ai nuk do të kishte hjekur asgjë nga ajo që kanë bërë në luftë. Ai tutje foli edhe për varrezat masive që u gjetën në shtetin serb. “Nuk ka reagim ndaj ndërkombëtarëve për varrezat masive në Serbi. Kjo po e shfaq një përkdhelje të BE-së ndaj Serbisë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …