Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Haradinaj: Çështja për korrigjimin e kufijve të Kosovës ka vdekur

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke u ndërlidhur me deklaratat e djeshme të kryetarit Hashim Thaçi, ka thënë se kush e ka ndërmend me e rrëzu qeverinë e rrëzon dhe nuk flet. “Çështja për korrigjimin e Kosovës ka vdekur. E vetmja mënyrë për rikthimin e saj është përmes një skenari të dhunës. Jam i interesuar që dialogu të vazhdojë dhe të arrihet një marrëveshje”, ka thënë Haradinaj. Kryeministri ka theksuar se qëllimi i tij është që Asociacioni të formohet vetëm sipas kushtetutës së Kosovës. Haradinaj ka thënë se nuk ka diçka personale me presidentin Thaçi por e ka me temat të cilat fliten. “S’ka të bëj me persona por ka të bëjë me temat me interes nacional, siç është marrëveshja me Serbinë, por një marrëveshje e tillë nuk do të arrihet me lëvizje të kufijve”, ka thënë ai. Kryeministri ka shtuar se në lidhje me deklaratat e Thaçit për rrëzim të Qeverisë nuk ka folur me askënd deri më tani. Një ditë më parë presidenti Hashim Thaçi deklaroi se nëse kryeministri Haradinaj duhet të tregohet më i kujdesshëm me deklaratat e tij pasi asnjë post nuk është i përjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …