Haradinaj: Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga Finlanda ajo do të zë i Kosovës në strukturat e BE-së

Haradinaj: Me marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës nga Finlanda, ajo do të jetë zë i Kosovës për në BE

Me marrjen e kryesimit të Këshillit të BE-së nga 1 korriku i këtij viti, besojmë fuqishëm se shteti mik, Finlanda, do të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian. Kështu deklaron kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka zhvilluar një takim pune me ambasadorët dhe diplomatët finlandez në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky takim siç njofton Haradinaj është zhvilluar me qëllim të informimit të drejtë dhe të hollësishëm për hapat konkret të Qeverisë për fuqizimin e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave të gjithmbarshme dhe agjendën evropiane të Kosovës. “Kam ritheksuar, se duhet të përshpejtohet hyrja në agjendë të BE-së çështja e liberalizimit të vizave, si një proces i pakthyeshëm, i merituar dhe i drejtë. Me qëndrimin e qartë të Gjermanisë, jemi të bindur se edhe Finlanda do të jetë në krah të vendit tonë për ta përmbyllur këtë proces në afat optimal”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …