Betohu në shpatën e Kastriotit
Në plisin e Dadë Shotës
Në Flamurin e Plakut të Vlorës
Në alfabetin e Manastirit
Në dashurinë e Nënë Terezës.
Betohu në fjalën e studentit
Në urtin e Anton Çettës
Në Kanunin e Lekës
Në trimërinë e Pajazitit
Në pushkën e Jasharajve…!
Betohu në djepin e Loke Madhes
Në qumshtin e nënë Arbërisë
Në këngë të rapsodit
Në oxhakun e fisit tim…!
Betohu në Krisht
Në një Zot betohu shqip
Betohu në gjakun e njomë e në pleqësi
“…kurrë ndër vëllëzër t’mos ketë hasmëri…”
Flakë gjaku me Besa – Besë
Vetëm SHQIP DUA TË VDES…!
VDEKJA KRENARE
-Familjes Jasharaj-
U përkula para Teje: t’më dëftosh Ti, o Trim
U gjunjëzova para syve: t’thellë sa deti I Arbërit
U përshëndetëm pa zë: për Nder të fisit tim
U ndamë në heshtje: unë n’udhën e mërgimtarit.
Shqiponjë në këngë Kosove
Gjergj epokal i trungut të ri
Baladë shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit të ri…
Fryj një çast puhi marsi: flladit qerpikun e atdhetarit
Ndal rënkimin lum Prekazi: flakadan përtej malit
Zjarr, o trim nga trimëritë: Kosovë djep i Shqiptarit
„Ndal!“ – i the dhunës barbare mbi bijtë e Arbërit.
Kur këndohen këngë Lirie
Sjell voglushët çdo shkurt e mars
Të takoj në tel poezie
Dritë, legjendë,…histori në laps…!
TA BËJMË SHQIPËRINË
Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
Atje ku Bes’ e Flamur n’arkë, n’miqësi
Atje ku n’bisht ngreh kokë bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri…
Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhë Ilirjane
Atje, ajo Tokë quhet Kosovë…
Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
Ku “Kali i Trojës” merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Tok’ e bekuar, Kosovë quhet prap…
Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi “parahistori”
Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Abëri…
Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi n’zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot
N’Abetare të shkruhet kjo Tokë është ILIRI…
Atje ku vampirët sot luajnë lojën e djallit
Sofrat janë shtruar me bukë, krip e zemër
Është këngë e plumb roje mbi majën e malit
Luginë e Shqiponjave ju thonë për emër…
Atje ku edhe sot pallen bijtë e Helen – usit
Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
Për ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërinë – SHQIPËRI