Hashim Thaçi viziton babin e sëmurë, nën masa të rrepta sigurie

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij është i sëmurë. Gjykata Speciale, e cila më parë kishte refuzuar dy kërkesa të Thaçit për vizitë, këtë herë e aprovoi atë duke vendosur masa të rrepta sigurie gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Artan Qerkini, kritikoi masat e sigurisë, duke i cilësuar ato të tepruara dhe të panevojshme, meqenëse të gjithë të akuzuarit, përfshirë Thaçin, kanë treguar bashkëpunim të plotë me gjykatën. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e quajti vendimin e Gjykatës Speciale një akt humanitar të vonuar, duke akuzuar institucionin për shkelje të të drejtave të të burgosurve dhe për vonesë në miratimin e kërkesave për vizita humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: SHBA-ja të ndihmojë që politika të mos ndërhyjë në vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që politika të …