Haxhiu

Haxhiu: Deklarimi i Isa Mustafës është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për heqjen e vijave të kuqe Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu i ka quajtur se kjo është përpjekja e radhës për të ju shmangur zgjedhjeve të reja. Ajo ka shkruar se deklarimi i Isa Mustafës “është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët.Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër. Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare. Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë. Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të ‘interesave madhore’, ka shkruar në mes tjerash deputetja, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …