Lutfi Haziri

Haziri: Nëse Vetëvendosja hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘bluar LDK’në, e ka shumë gabim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka skruan në adresën e tij elektronike se nëse Lëvizja Vetëvendosje hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta bluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ka shumë gabim. Ai ka shtuar më tutje se partia e Albin Kurtit s’dhet ta ketë këtë synim sepse një qëllim të tillë e kishte edhe Partia Demokratike të Kosovës por dështoi. Ai ka shkruar më tutje se Partia Demokratike të Kosovës, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, anipse këtë e ka pasur qëllim kryesor. Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK’në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit, ka shkruar nënkryetari iLDK-së, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj akuzon tre ministra të Qeverisë Kurti për korrupsion

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar tre ministra  të Qeverisë Kurti, për …