Helena Glykatzi-Ahrweiler: Në vitin 1821, Athina kishte rreth 8 mijë shtëpi dhe shumica e tyre ishin të shqiptarëve

Helena Glykatzi-Ahrweiler: Në vitin 1821, Athina kishte rreth 8 mijë shtëpi dhe shumica e tyre ishin të shqiptarëve

Një video e zonjës, Helena Glykatzi-Ahrweiler, akademike e shkencëtare e njohur, është shpërndarë rrëmbyeshëm në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Glykatzi-Ahrweiler shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptar. Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar. “Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja, raporton 27.al. Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidene e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …