Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë

Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë

Lëvizja Vetëvendosja konsideron se  është e pakuptimtë dhe e  papranueshme që qeveritë, në Shqipëri e në Kosovës e sidomos Ministritë e Jashtme të dy shteteve kanë heshtur deri më tani rreth ngjarjeve që po zhvillohen në Maqedoni. Është në interesin e thellë të çdo politike shqiptare që ata që janë përfshirë në skandalet e publikuara prej përgjimeve në Maqedoni, të mbajnë përgjegjësi ligjore. Po ashtu është në interesin tonë që ato përgjime të publikohen në tërësi. Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë që ta zgjasë jetën e vet. Kjo nuk është thjesht amatorizëm në politikën e jashtme, por tregon mungesën e një doktrine diplomatike shqiptare sa i përket Maqedonisë, edhe pse aty jeton një pjesë e madhe  bashkëkombësve tanë, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …