Brickos

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Kosovën nuk e shpëton më asnjë individ por uniteti

Ish-komandanti i UÇK-së, në betejën e Koshares, Hisen Berisha, anëtar i PDK-së, ka vlerësuar se koalicioni Lëvizja Vetëvendosje-LDK ka qenë jo parimor kundërthënës nga aspekti i filozofëve që përfaqësojnë dhe që nuk ka qenë e mundur të funksionojnë më tutje. Albin Kurti ka goditur në shtyllën e koalicionit në shtyllën kryesore që e mbante këtë koalicion qeverisës. Personaliteti kyç rreth të cilës mbahen vlerat që i promovon LDK në, aspektin tradicional ishte figura e Agim Veliut, personaliteti më i qëndrueshëm që garantonte për një përmbushje të tillë”. “Deklarata e dhënë nga Veliu për gjendjen e jashtëzakonshme – që duhet të shpallet – është shfrytëzuar për të shkaktuar krizë politike, nuk është ajo maja e Ajsbergut. Kurti ka ardhur në pozitë të pafavorshëm me SHBA dhe BE. Kundërthëniet me SHBA e ka kanë sjellur këtu dhe goditja në shtyllën kryesore të koalicionit nuk është e rastësishme”. Cilido nga ministrat e LDK-së po të goditej nuk do ta kishim këtë krizë. .Berisha ka theksuar se tash pa shkuar në zgjedhjen Kryeministrinë mund ta marrë ai lider politik që i dërgon Presidentit dëshminë se i ka mbi 61 vota. Nga situata e krijuar tani fituese është vetëm Serbia. Lugina është në shtetrrethim dhe gjatë vijës kufitare ka forca të xhandarmërisë dhe Rusia do të sjell 200 aeroplanë luftarakë. Kosovën nuk e shpëton më asnjë individ, por uniteti”, ka përfunduar z.Hisen Berisha

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …