Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: LDK LARGOJE ISËN !

LDK-ja është marrë peng nga Isa Mustafa dhe grupi i tij ! Sot, deputetet e saj (me përjashtim te tre deputeteve) i dhanë nënshkrimet për mocion, për rrëzimin e Qeverise në një kohë kur, për shkak të coronavirusit dhe te bisedimeve e marrëveshjeve të fshehta, po “rrezohet ” Kosova, po rrezohet ekonomia e saj!!… Kjo sjellje absurde e Isës dhe grupit te tij, për rrethanat që po kalojmë, është e dënueshme dhe e dëmshme për Kosovën shqiptare. Prandaj, me shume se kurrë pas Luftës nga anëtarësia, strukturat e LDK-se dhe zyrtaret e saj, që nuk janë të kapur nga Isa dhe grupi i tij, kërkohet që të iniciojnë peticion e forma tjera demokratike për shkarkimin e Isa Mustafes. Rinia e LDK-se, anëtaret dhe zgjedhësit e saj s’kanë pse ta mbajnë në ballë e në shpinë hipotekën e rëndë të Isa Mustafes, te komunizmit të tij jugosllav dhe të kaluarës së tij kolaboracioniste. LDK-ja dhe anëtarësia e saj s’kanë as arsye dhe asnjë dobi të jetojnë nën hijen e një kryetari me të kaluar e me gjithë jetën komuniste-jugosllave… Duke shkarkuar Isën, LDK-ja do të shpëtonte veten dhe do t’i bënte shërbim të mirë vendit në këtë gjendje më shumë pikëpyetje, prandaj veproni e mos qëndroni duarlidhur.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …