Hajrizi

Historianët e Deçanit: Arta Rama – Hajrizi, tradhtare e popullit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka shpallur tradhtare të popullit kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, pas shpalljes së aktgjykimit në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrje shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Manastirit të Deçanit, ku të gjitha pronat i bëhen tapi  Manastirit të Deçanit. Në një komunikatë për media LHK “Ali Hadri,Dega në Deçan, aktgjykimin e nënshkruar nga Rama – Hajrizi e konsideron se është bazuar në vendimet e kohës së Sllobodan Millosheviqit, duke kërkuar që Rama – Hajrizi të jap dorëheqja nga posti i kryetares së  Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi si kryetare e Gjykatës është akt tradhtie dhe i pa precedent, ngase është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe në kundërshtim të plotë me interesin e përgjithshëm të popullit shqiptare të Kosovës, thuhet mes tjerash  në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …