Hoti thotë se në qeverisjen e tij 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike

Avdullah Hoti: 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike

I dekretuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të qeverisë së re. “Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, ka shkruar Hoti. Ai ka thënë se në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështesin zhvillimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: James Rubin dhe zbardhja e së vërtetës mbi UÇK-në

Dëshmia e James Rubin mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shënon një moment kyç në konsolidimin …