Hoxha: Kemi strategji për luftimin e radikalizmit islam në burgje

Hoxha: Kemi strategji për luftimin e radikalizmit islam në burgje

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha theksoi rëndësinë e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe vuri në dukje ballafaqimin me këtë problem në institucionet më delikate, në Qendrat Korrektuese. Për të luftuar këtë fenomen, Shërbimi Korrektues ka ndërmarrë masa monitoruese ndaj të burgosurve të radikalizuar në marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame, tha  Hoxha në konferencën me temën “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”. Sipas ministres, një  ekip ekspertësh nga ICITAP-i, po punojnë në analizën e gjendjes sa i përket radikalizimit në burgje dhe pritet që të dalim me një  strategji për këtë çështje. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është luftë për të ndihmuar secilin që është viktimë e ekstremizmit  apo që rrezikohet nga një fenomen i tillë, tha Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …