I dërguari i kryetarit Trump, Richard Grenell dhe ambasadori Kosnett takohen me kreun Vetëvendosjes, Albin Kurti

I dërguari i kryetarit Trump, Richard Grenell dhe ambasadori Kosnett takohen me kreun Vetëvendosjes, Albin Kurti

I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka arritur në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty ai do të takohet me kreun e këtij subjekti, Albin Kurti. Në këtë takim ai do të jetë i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Grenell ka bërë të ditur se pyetjeve të gazetarëve do t’u përgjigjet pas takimit, teksa më vonë do të takohet edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Grenell u takua edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi nga ku lëshoi deklarata të qarta për dialogun dhe rrugën që duhet ta marrë Kosova në drejtim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat rrisin presionin ndaj Qeveria e Kosovës: Paga e 13-të nuk mjafton, kërkohet rritje urgjente e koeficientit

Ndërsa Qeveria e Kosovës pritet të miratojë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për …