IKSHPK: Cilësia jo e mirë e ajrit është ndër kontribuuesit kryesorë në shfaqjen e problemeve shëndetësore

IKSHPK: Cilësia jo e mirë e ajrit është ndër kontribuuesit kryesorë në shfaqjen e problemeve shëndetësore

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se cilësia jo e mirë e ajrit në vend është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore, si astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Për çka nëpërmjet një postimi në rrjetin social, thuhet se është e domosdoshme të dihet se kur dhe ku të dilet, për të cilin ka publikuar edhe linkun për të marrë detaje rreth cilësisë së ajrit. “Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit https://airqualitykosova.rks-gov.net/. Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotur!”, thuhet në postimin e IKShPK-së

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …