Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se rezultatet laboratorike të mostrave të marra nga uji i Badovcit kanë dalë se ka tejkalim të standardit për mangan. IKSHPK ka rekomanduar që uji të mos pihet. Ekipi i IKSHPK-së ka marrë 16 mostra në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badoc, mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant, me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit. Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për Mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët deri në vlerën më të lartë thuhet në njoftim duke u sqaruar se norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 miligramë në litër. Në një komunikatë për media nga IKSHPK thuhet se mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 miligramë në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …