IKSHPK ka marrë mostrat për testim, ekipit mjeksor të Vitisë që gjenden në izolim që një javë

Një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, kanë marrë mostrat e stafit mjeksor të Vitisë, të cilët për 7 ditë me radhë janë vetizoluar, si pasojë e kontaktit me pacientin e parë të prekur me koona virus nga komuna e Vitisë. Siç bëri të ditur doktoresha Xhylsime Qamili, lista e atyre që do tu bëhen testet përbëhet nga 19 persona, përfshirë edhe dy të tjera krahas 17 punonjësve të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti. Ndonëse analizat e mostrave të marra në Viti do të dalin më vonë, ende nuk është e qartë se edhe nëse rezultojnë me negativ, nuk dihet a do të qëndrojn në izolim edhe më tej. Ndërkohë gjendja shëndetsore e tyre është e mirë dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur shenja të simptomeve që mund të jetë prekur me Cov19.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …