IKSHPK pranon se në komunën e Deçanit, ka raste të shumta të helmimit të qytetarëve me ujë të pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar lidhur me gjendjen në Komunën e Deçanit, pas rasteve të shumta të helmimit të qytetarëve me ujë të pijshëm. Instituti  sqaron  se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Në komunikatë  thuhet se “në mostrat e ujit të marra me datën 12 korrik nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit në laboratorët e IKShPK në  Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund …