Edi Rama

Ilir Meta ka paralajmëruar gjakderdhje, nëse sikur thotë ai preket qoftë edhe një votë, por sekseri i tij blen vota

Kryetari i partive opozitare në Shqipëri, Ilir Meta, ka paralajmëruar një revolucion dhe gjakderdhje, nëse sikur thotë ai preket qoftë edhe një votë. Po sot u kap nga policia një mjek  nga Turqia duke blerë vota për Ilir Metën, i cili ka paralajmëruar qytetarët se nëse vidhen votat duhet sipas kokës së tij eksiq nga mendja, t i  mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sopatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën dhe po u prek vota, do dalin kundër me presidentin në krye qytetarët e Fierit dhe Mallakastrës. Zemërimi sëkëlldisja, hakërritja deri në marrëzi e Ilir Metës nga frika për humbjen e zgjedhjeve dhe rënien për tokë të LSI-së partisë së bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, ka bërë që ai të dalë nga binarët e arsyes dhe  duke ndodhur në grahmat e fundit ka rrezik që ditën e zgjedhjeve, më 25 prill, të nxis ekscese, në mënyrë për të pasur pretekst  mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve.

Pas procedimit penal kundër shtetasit turk Abdul Gafur Balikci, i cili i kishte dhënë para një vlonjati me qëllim që të siguronte disa vota për LSI-në, në Vlorë ka reaguar edhe kandidati i kësaj force politike, i renditur i pari në listë, Luan Rama, i cili i ka kërkuar Prokurorisë që të zbardhë të vërtetën dhe të zbatojë ligjin, pasi sipas tij kjo është një përpjekje për të provokuar apo për të shantazhuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së.

I proceduari turk është ,Abdul Gafur Balikci, i cili është përkrahur publikisht edhe nga kandidati për deputet i LSI-së, në Vlorë, i renditur i pari në listë, Luan Rama. Ndërsa vlonjati i proceduar është Juriseld Mucaj, 24 vjeç. “Top Channel” ka mësuar se shtetasi turk ka edhe një klinikë dentare në Vlorë. Mësohet se gjatë ndalimit të tyre, u është gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celularë për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale. Dy personat po procedohen penalisht dhe çështja do të ndiqet nga SPAK, si kompetenti për hetimin e krimeve zgjedhore. ( TCH-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …