Ilmi Tahiri: Zyrtarisht jam propozuar kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate

Ilmi Tahiri: Zyrtarisht jam propozuar kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate

Edhe zyrtarisht, unë Ilmi Tahiri,  jam propozuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës nga dega e partisë Nisma Socialdemokrate Dega Podujevë në zgjedhjet e 14 Shkurtit .

Ju faleminderit për mbështetjen dhe besimin e dhënë ne këtë garë politike.

Ju faleminderit mbështetjes se strukturave me te larta të partisë për mbështetjen tuaj.

Bashke për shtetin ne mbrojtje të vlerave tona kombëtare me komandantin liderin e partisë trimin e gjallë të lirisë se Kosovës heroike z Fatmir Limaj.

Nisma vijon me fuqizim suksese dhe befasi.

Faleminderit Zotit të Gjithësisë që ai na lartëson me dëshirën vullnetin dhe mëshirën e Tij.

Me besimin e plotë për te ju përfaqësuar denjësisht qytetarëve të Kosovës në Parlamentin e ardhshëm të legjislaturës se re.

Zotohem se do jemi zëri i juaj qytetar i punës i përkushtimit i ligjit i drejtësisë për te mirën tuaj dhe shtetit të Kosovës.

Duke çuar në vend amanetin e dëshmoreve dhe te rënëve për liri edhe atdhe.

Lavdi gjithë martireve dhe dëshmoreve te kombit që falë luftës trimërisë gjakut jetës suaj ne jemi të lirë.

Nder dhe respekt madhështorja dhe mburoja çlirimtarja e atdheut UÇK-ja trime, nder dhe respekt gjithë ju trima bij edhe bija të lirisë sonë.

Nder dhe respekt dhe mbështetje për ju krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht po mbaheni ne Gjykatën Ndërkombëtare të Hages.

Zëri im do të jetë zëri i juaj popull i dashur dhe trim i Kosovës martire.

Me dashurinë dhe respektin për ju, i juaji kandidati për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosovës unë Ilmi Tahiri Zhiti-Podujevë.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …