Autoritetet shëndetësore rapotojnë për 327 raste të reja me Covid-19, 508 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve

Imuniteti natyror kundër virusit korona është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rrit ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19.

Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm 54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Studimi tregoi se kontingjenti me PCR pozitiv dhe imunitet gati mospërfillës, përfaqësohet kryesisht nga të sëmurët kronikë si, diabetikë insulinovartës, diabetikë jo insulinovartës, kardiopat, hipertonikët, obezët dhe ata faktorë rreziku kardiometabolikë të kombinuar.

O.J/DITA

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …