INDEP: Përmbyllja e projektit "Barometri i Rimëkëmbjes - për transparencë dhe llogaridhënie"

INDEP: Përmbyllja e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur sot, 27 Korrik 2021, konferencën për medie me titull “Pasqyrë e zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra”. Konferenca u mbajt nga z. Dardan Abazi, Drejtor i Programit dhe Hulumtues i Lartë dhe znj. Kaltrina Rexha, Asistente Hulumtuese/Koordinatore e Projektit nga INDEP. Gjatë kësaj konference, hulumtuesit shpalosën monitorimin 8 mujor që INDEP i ka bërë zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, efekteve të tij por edhe ngecjeve që janë hasur në proces. Gjithashtu gjatë kësaj konference, janë shpalosur edhe rekomandimet për përpilimin e pakove të reja.

Gjatë konferencës, INDEP ka publikuar edhe punimin “Pasqyrë e zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra” e cila është si rezultat i punës 8 mujore të monitorimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike dhe zbatimit të tij.

Për më shumë detaje, gjeni komunikatën e plotë të bashkëlidhur.

Për pyetje ose informata shtesë, kontaktoni në emailin zyrtar të INDEP-it: [email protected], ose në numrin tonë të telefonit: +383 38 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …