Institucionet komunale të Vitisë shprehin ngushëllime ambasadës dhe popullit amerikan në 18 vjetorin e sulmeve terroriste mbi SHBA-të

Në 18 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001 mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në këtë përvjetor ka shprehur ngushëllime Ambasadës amerikane dhe popullit amerikan. “Në 18-vjetorin e kësaj ngjarje, komuna e Vitisë por edhe Kosova, e kujtojnë këtë ditë, si një nga ditët më të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti. Ndryshe, në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …