Deklaratë për medie e Institutit të Historisë së Kosovës lidhur me projektin e CDRSEE-së, me seli në Selanik

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor

Njoftim për pjesëmarrje në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor.
Instituti i Historisë “Ali Hadri” ka kënaqësinë t’ju njoftojë se do të marrë pjesë në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, i cili do të mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në Prishtinë, nga 23 deri më 25 prill 2025.
Në këtë panair, Instituti do të paraqitet me 53 tituj nga botimet e tij shkencore.
Në kuadër të aktiviteteve të panairit, do të organizohet edhe promovimi i librit:
Arbër HADRI, Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës: 1989-2008, Prishtinë: Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2024.
Vendi: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.
Ora:12:30.
Data: 24 prill 2025.
Ardhja juaj na nderon!

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …