Instituti Kosovar i Ergoterapisë ndan mirënjohje për HANDIKOS për punën e tyre gjatë pandemisë

Instituti Kosovar i Ergoterapisë ndan mirënjohje për HANDIKOS për punën e tyre gjatë pandemisë

Instituti Kosovar i Ergoterapisë ka inicuar projektin për dhurimin e mirënjohjeve për organizatat ose bizneset që demostrojnë qasje pozitive ndaj ndërgjegjësimit për personat me aftësi të kufizuara.

INKET po vazhdon me dhurimin e mirënjohjeve për vlerësimin e punës dhe përkushtimin ndaj personave me aftësi të kufizuara gjatë kohës së pandemisë. Me datë 27/05/2020 INKET ndau këtë mirënjohje për HANDIKOS, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar në kujdesin e klientëve/grupeve përmes internetit. Për të ndarë këtë mirënjohje, nga INKET ishin prezente Dr. Jennifer Caldwell – Themeluese e Institutit, Rina Hajdaraga – Udhëheqëse dhe Arlinda Canolli – Koordinatore. Ndarja e mirënjohjes u bë online dhe u pranua nga Z. Afrim Maliqi dhe Z. Durim Gashi.

HANDIKOS jo vetëm që vazhduan punën e tyre gjatë pandemisë, por edhe gjetën alternativa për të gjitha ata që kishin nevojë. Ata kanë treguar një përkushtim, edhe më të madh, gjatë kësaj kohe për të gjithë antarët e tyre.

  1. Afrim Maliqi dhe Z. Durim Gashi u shprehën shumë mirënjohës ndaj INKET, si dhe treguan se vlerësimi i punës së tyre është motiv për punë të mëtutjeshme.

Për më shumë informata kontaktoni dhe fotografi :

RINA HAJDARAGA – Udhëheqëse – [email protected]

ARLINDA CANOLLI – Koordinatore – [email protected]

[email protected]

WEB-PAGE https://www.kosovoergotherapists.com/

FACEBOOK https://www.facebook.com/Instituti-Kosovar-i-Ergoterapis%C3%AB-1819704104740844/

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …