Isa Mulaj: Strategjitë e luftës kundër varfërisë për zhvillim ekonomik

Kaloi edhe euforia e festës së pavarësisë politike, së paku për qytetarët e zakonshëm dhe armatën e të papunëve. Politikanët dhe analistët vendor dhe të huaj me plot të drejtë, por si gjithmonë me shumë vonesë, filluan ta ngrehin zërin dhe praninë e tyre në media se sfida kryesore e Kosovës tani është zhvillimi ekonomik. Krijohet një dozë dyshimi nëse ky zhvillim ka qenë prioritet edhe më herët, apo prioritetin e tij e kishte ngulfatur prezenca e tepërt e çështjeve politike ditore që vazhdon edhe sot. 
Statusi ekonomik i Kosovës duket se është bërë shumë më i paqartë se ai politik, qoftë para apo pas shpalljes së pavarësisë. Me treguesit ekonomik Kosova është shumë më e pazhvilluar se edhe shtetet fqinje. Sipas studimit të Bankës Botërore (BB) që shfrytëzon të dhënat e Entit Statistikor të Kosovës, gati gjysma e popullsisë së Kosovës (45 përqind) jeton në varfëri pasi konsumi i tyre individual është më pak se 1,42 euro në ditë, dhe 18 për qind në varfëri të skajshme që matet me vlerën e konsumit individual prej më pak se një 1 euro në ditë. Përpos të dhënave që në Kosovë janë më të dyshimta se në çdo shtet tjetër të Evropës, ka edhe shumë paqartësi tjera në përllogaritjen e varfërisë. E para ka të bëjë me kufirin e varfërisë që e merr për bazë BB. Më herët ai ishte i shprehur në dollar Amerikan USD ($) dhe përdorej në tërë botën. Të njëjtin kufi (1.42$ për varfëri relative dhe 0.93$ për varfëri të skajshme) tani e shpreh në euro (?). Në momentin kur euro ishte futur në përdorim si monedhë, norma e këmbimit të saj me Dollarin Amerikan ishte e përafërt. Raporti i fundit i BB mbi vlerësimin e varfërisë në Kosovë e tregon kursin e këmbimit si 1$=0.71? (me 3 tetor 2007) dhe vie në përfundim se norma e varfërisë kinse nuk është rritur nga periudha 2002/2003 kur ishte 37 dhe tani është 45 për qind. Raporti vetëm thotë se nuk ka përmirësim dhe ofron shumë sqarime për metodologjinë e ndërlikuar që është përdorur në përllogaritje dhe defektet e të dhënave. Saktësia dhe gabimet në përllogaritjen e normës së varfërisë nuk kanë rëndësi aq të madhe sa ka strategjia për luftimin dhe zbutjen e saj. 
Ndonëse BB hyn në detaje të thella me analiza statistikore rreth varfërisë si problem strukturor i Kosovës, ajo në raportin e saj në dy vëllime nuk ofron rekomandime për politikat e zbutjes së varfërisë, por vetëm rekomandime rreth metodologjisë se si të përmirësohet përllogaritja e varfërisë. Pra, BB në Kosovë së pari iu desh të sqaroj të metat dhe kufizimet që i kishin përllogaritjet e mëparshme me këto të fundit (krahasimi i të dhënave, përzgjedhja e mostrës së anketimit, shpenzimet e ekonomive familjare, llojet e artikujve për konsum) dhe të sjellë këto tri rekomandime: 
1) Mosndryshimi i pyetësorëve të anketave duhet të jetë qëllimi i anketimeve të ardhshme; 
2) Është nevojë urgjente që të bëhet regjistrimi i popullsisë me qëllim të krijimit të një baze për zgjedhje të paanshme të mostrave; dhe
3) Është i nevojshëm edhe një administrim më i mirë i anketave dhe dokumentacionit për të gjithë hapat e procesit dhe të dhënat. Kuptohet se rezultatet nga baza më e mirë e të dhënave e ka rëndësinë e padiskutueshme kur hartohen politikat zhvillimore, porse ekspertiza e tillë nuk ka kurrfarë ndikimi në praktikë nëse në bazë të tyre nuk ndërmerret diçka konkrete rreth fenomeneve që hulumtohen. Nuk mjafton vetëm interpretimi i gjendjes por masat për ndryshimin e saj. 
Kjo duhet të mbahet mend mirë kur dihet se moto e BB është ?Our dream is a world without poverty? (ëndrra jonë është një botë pa varfëri). Se sa është BB vet në fuksion dhe angazhim të bërjes realitet të kësaj ëndrre, gjithmonë ka qenë diskutabile përkundër se i ka mjetet. Bile ajo së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) shpesh janë akuzuar për ndjekjen dhe zbatimin e politikave të gabuara lidhur me uljen a varfërisë në vendet në zhvillim. Kritikuesi më i ashpër i këtyre politikave është nobelisti Joseph Stiglitz, i cili ka shërbyer si ekonomist udhëheqës i BB. Nga analiza në librin e tij Globalization and its discontents (Globalizimi dhe pakënaqësitë rreth tij) të përkthyer në 40 gjuhë të botës, ai tregon se politikat ekonomike të FMN-së dhe BB nëse nuk e kanë përmirësuar gjendjen e shumë shteteve në zhvillim, në masën më të madhe e kanë përkeqësuar. Edhe rekomandimet për Kosovën të BB se si të përmirësohet efikasiteti në qeverisjen e anketave dhe rekomandimet e detyrueshme të FMN-së për Qeverinë se nuk mund t?i rris pagat në sektorin publik, sidomos për punonjësit e arsimit, duket se janë modele standarde që i kritikon Stiglitz. Çështja nuk është nëse FMN-ja dhe BB mundet apo jo ta zbusin varfërinë por vetëm nëse duan. Deri sot ato nuk kanë dashur. Për më tepër, ekzistojnë dyshime se BB nuk do ta marr rolin udhëheqës në konferencën e donatorëve për Kosovën që do të mbahet në Bruksel me 11 korrik 2008, me arsyetimin se Kosova ende nuk është anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare. 

Strategjitë e luftës kundër varfërisë për zhvillim ekonomik

Pa strategji për luftimin e varfërisë me resurse dhe mekanizma nuk mund të pritet zhvillim ekonomik. Mungon kërkesa agregate, respektivisht fuqia blerëse, dhe ajo është në rënie të mëtutjeshme pas shtrenjtimeve që e kanë përfshirë tërë botën. Së këndejmi ekziston rreziku që 45 përqind e popullsisë së Kosovës që është në kufirin e varfërisë të rrëshqas në varfëri të skajshme. Kjo është pengesa dhe sfida më e madhe për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Dy prej strategjive ose modeleve më të shpeshta për uljen e varfërisë janë: 1) programet e qeverisë për mirëqënie sociale; dhe 2) rritja ekonomike. E para ishte provuar nga kryetari Lindon Johnson për Luftën kundër Varfërisë në SHBA që ai e kishte shpallur në vitin 1964, e që pasoj me nxjerrjen nga Kongresi të Ligjit mbi Mundësinë Ekonomike me anë të të cilit u themelua Zyra për Mundësi Ekonomike për të qeverisur me fondet e dedikuara për luftën kundër varfërisë. Vlerësimet për ndikimin e kësaj politike nuk kanë qenë aq të qarta. Nobelisti Milton Fridman konstaton se ajo ka pasur ndikim negativ në ekonominë e SHBA-ve. Ekonomistët e rrymës së Fridman-it pastaj dolën me rekomandime se mënyra më e mirë e luftimit të varfërisë është nepërmjet rritjes ekonomike, e jo rritjes së shpenzimeve të qeverisë për këtë qëllim. 
Suksesi i strategjisë së parë dhe të dytë megjithatë varet shumë nga lloji i sistemit ekonomik të shtetit. Nëse e para ka pasur ndikim negativ në SHBA, ajo rezultoj si jashtëzakonisht e suksesshme në Kinë kur ishte e kombinuar me të dytën. Kur Kina filloj reformat ekonomike në fund të viteve 70-ta, ajo kishte pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri. Përparimi ekonomik që filloj me luftën kundër varfërisë nuk po vlerësohej realisht. Në Kosovë nuk është e largët koha kur keni mundur t?i dëgjoni thëniet: Nëse Kina arrin ta ngopë popullsinë e vet me bukë (mendohet me oriz si ushqimi kryesor i Kinezëve), mjafton. Prej vitit 1978 Kina e ka normën e rritjes ekonomike ndërmjet 8 dhe 10 përqind për 30 vite rafall, dhe krahas kësaj ka nxjerrur nga varfëria 400 milionë banorë të saj, që është sa popullsia e tërë BE-së deri në vitin 1995 kur përfshinte 15 shtete pas valës së katërt të zgjerimit. Kështu nga problemi i ngopjes së popullsisë me ushqim Kina hyri në rrugën e transformimit kah një superfuqi për të na shkaktuar probleme edhe neve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku merren vendime të rëndësishme për Kosovën. 
Çfarë strategjie i nevojitet Kosovës, çka është bërë dhe cilat janë synimet për uljen e varfërisë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik? Përpjekja më serioze në këtë drejtim cilësohej hartimi i Strategjisë dhe Planit Zhvillimor të Kosovës (SPZHK) 2007-2013. Strategjia u bazua në rritjen ekonomike, që ishte e arsyeshme për sistemin ekonomik që Kosova ishte dhe ende është duke e ndërtuar. Drejtuesit e SPZHK-së ishin thellësisht të bindur se dokumenti nuk do ta ketë fatin e strategjive tjera të hartuara që kishin mbetur në sirtar pa u zbatuar. Porse strategjia si dokument për të cilën SPZHK mburrej se ishte hartuar nga një grup i ekspertëve Kosovarë, nuk ishte i përshtatshëm për zbatim me faktin se udhëheqësit e atij projekti nuk i përkisnin asnjërës teori dhe përvojë të dy strategjive të lartëpërmendura ose modelit Amerikan dhe Kinez. Udhëheqësit e projektit ishin një grup i komunistëve të pareformuar të cilët i kishte krijuar socializmi vetqeverisës (tani model i braktisur) në Beograd, por që synonin të zbatonin një strategji me karakteristika të modelit Amerikan. Pas propagandës në media për rëndësinë unike të strategjisë, një grup i të punësuarve në SPZHK të cilëve u kishte ardhur tek hunda keqmenaxhimi dhe trajtimi diskriminues aty brenda, do të dal në opinion me emrin komik ?Lëvizja Daut? duke shpërndarë me e-mail të palarat e atij projekti, duke denoncuar publikisht drejtuesit se orientimi i parë i asaj strategjie që përgatitej për Qeverinë e Kosovës, ishte shpërlarja e parave ndërmjet grupeve të interesit. Mesazhi shpërndahej si virus me shpjtësi të madhe duke kaluar së pari nepër adresat e udhëheqësve të SPZHK-së, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të punësurave në agjencionet e huaja për zhvillim që e kishin bashkëfinancuar projektin. Ai mesazh gjindet edhe në internet dhe ka gjeneruar shumë debate. Prej asaj kohe, strategjia në fjalë ka mbetur pa u zbatuar deri më sot, siç mbeti edhe jotransparenca për mjetet e shpenzuara që ?Lëvizja Daut? i pat bërë publike. 

Një tjetër organizatë me shumë ndikim në Kosovë dhe agjencioni më i madh i Kombeve të Bashkuara për zhvillim ? UNDP, e ka misionin pak a shumë të ngashëm me atë të BB dhe me ambicie edhe më të mëdha. UNDP e ka për detyrë t?i ndihmojë vendeve në arritjen e të ashtuquajturave Objektivat e Mijëvjeqarit për Zhvillim që 189 shtete anëtare të OKB-së (kuptohet pa Kosovën) janë pajtuar që të mundohen t?i arrijnë deri në vitin 2015. Vlen të përmenden vetëm dy prej gjithsejt tetë objektivave, që për rastin e Kosovës janë shumë domëthënëse, jo si koncepte por si relitetete kundërthënëse. Objektiv i parë i Mileniumit është zhdukja e varfërisë së skajshme dhe urisë, i cili më tutje zbërthehet në tri qëllime: 1) përgjysmimi i proporcionit të njerëzve që i kanë të ardhurat ditore më pak se një USD në ditë ndërmjet vitit 1990 dhe 2015; 2) të arrijë punësimin e plotë, produktiv dhe të përshtatshëm për të gjithë, duke përfshirë gratë dhe rininë; dhe 3) përgjysmimi i proporcionit të njerëzve që vuajnë nga uria. Sa është duke u realizur ky objektiv nepër botë, nuk na intereson shumë; na intereson për Kosovë. Siç u vërejt edhe më lartë nga të dhënat e BB, në Kosovë është bërë një regres në këtë drejtim prej vitit 2002 deri në vitin 2007 pasi varfëria e skajshme u rrit nga 15 në 18 përqind. Për afër dy vite, zyra e UNDP-së në bashkëpunim me komunistët e pareformuar të ish-SPZHK-së vazhdon të bëjnë propagandë në media se varfëria e skajshme në Kosovë do të zhduket deri në vitin 2015, që nuk është asgjë tjetër veq se një parullë me afat të skaduar për konsum. Nëse ata e kanë idenë se çfarë mund të ndodhë në Kosovë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, kjo do të ishte një profeci e madhe. Sikur ta kishim edhe këtu evidencën e ?Lëvizjes Daut,? atëherë do të ishim në gjendje të konstatojmë se cili është objektivi i këtij projekti propagandues dhe do ta harronim objektivin e Mileniumit. 

Objektivi i dytë që vlen të diskutohet në këtë artikull, e që është objektivi i gjashtë i Mileniumit, ka të bëjë me luftën kundër sidës, malaries dhe sëmundjeve tjera. Zyra e UNDP-së në Kosovë shkruan raporte dhe zhvillon fushata për arsimimin e popullsisë rreth rrezikut të sidës, por problemi është diku tjetër. UNDP-ja nuk reagon ndaj shkaktarëve të tërthortë të përhapjes së sidës që mund të gjenden në kushtetutën e Kosovës dhe rrezikun e importimit të kësaj epidemie vdekjeprurëse nga shtetet e huaja. Kemi pasur raste edhe në të kaluarën kur personeli i OKB-së i infektuar me HIV nga Afrika është rekrutuar të punojë në Kosovë. Qëllimi i UNDP-së nuk është ta ndalojë përhapjen e sidës duke ia ndaluar të infektuarve të hyjnë në Kosovë. E përse UNDP-ja ta bëjë këtë kur Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës kanë miratuar kushtetutën me të cilën fuqizojnë ?orientimin seksual? dhe e nënshtrojnë Kosovën ndaj ligjeve dhe organizatave të huaja? Për më tepër, këtu kemi disa kundërthënie. Së pari, përpjekjet e objektivit të gjashtë të Mileniumit për ndaljen e përhapjes së sidës, do të jenë vetëm propagandë me raporte të shkruara sikur të BB për luftën kundër varfërisë; së dyti, orientimi i Qeverisë që me kushtetutë t?i bartë kompetencat tek organizmat e çfarëdollojshëm ndërkombëtar është në kundërshtim të plotë me kërkesën për transferin e të gjitha kompetencave nga ndërkombëtarët tek vendorët; dhe së treti, me këtë qasje ndaj resurseve njerëzore nuk ka zhvillim ekonomik. 

Kolaboracionizmi i kryeministrave dhe prioritetet e gabuara të Qeverisë 

Nëse kryeminstrat dhe politikanët tanë (në realitet të tjetërkujt) i kanë përcjellur dhe kuptuar fushatat për zgjedhje presidenciale në SHBA, kanë mundur të vërejnë se akuzat më shkatërruese ndaj kundër kandidatëve janë ?mungesa e patriotizmit.? Nuk është çudi pse shumë president të SHBA-ve, por edhe kanditatë për atë post, kanë qenë me përvojë nga ushtria (George Washtington, Franklin Ruzvelt, Dwight Eisenhower, Ronald Reagan, 2 George Bush-at, John Kerry, John McCain, e shumë të tjerë) ngase popullsia ështe mësuar se njerëzit e tillë më së miri i mbrojnë interesat e shtetit, duke përfshirë ato ekonomike. Edhe ne pas luftës i kemi pasur të gjithë kryministrat që erdhën nga ushtria ? UÇK. Diçka e ngjashme si në SHBA por me mision krejtësisht tjetër ndaj popullsisë. 
Nuk ka dyshim se shumë qytetarë të Kosovës i ka kapluar një neveri e skajshme nga favorizimi që ish-top ushtarakët e UÇK-së kur erdhën në krye të Qeverisë i kanë bërë dhe vazhdojnë t?u bëjnë serbëve të Kosovës. Në vend se të inicojnë hetime për krime dhe vjedhje që shumë serbë lokalë i kanë gjatë luftës (por edhe para saj) kryeministrat bëjnë gara cili po del me oferta më të mira për serbët e privilegjuar tej mase në kurriz të popullsisë shumicë. Ish-kryeministri Agim Çeku do t’ ia dhuroj një traktor një familje serbe diku në Pejë. Kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi do ta bëjë të njëjtën gjë në fshatin Rubovc të Lipjanit, edhe pse për traktora kishte më shumë nevojë rajoni shumë më i varfër prej nga vjen z. Thaçi, dhe ku ai i mori shumicën e votave. Z. Çeku megjithatë u arsyetua deri diku kur me paratë e veta të kursyera nga Ekipi i Unitetit (që ishin para të buxhetit të Kosovës) ndërtoj shtëpinë për një invalid të UÇK-së. Qëllimi i të dy rasteve nuk ka qenë për t’i qetësuar serbët lokal dhe shtuar lojalitetin e tyre ndaj institucioneve të Kosovës sa ka qenë ofrimi i një perspektive më të mirë ekonomike për enklavat serbe që votojnë për radikalët në zgjedhjet e Serbisë. Përderisa z. Çeku dhe z. Thaçi prioritet të favorizimit ndaj serbëve me paratë e popullsisë së varfër shumicë e kishin traktorizmin, ish-kryeministri tjetër Ramush Haradinaj do të dalë me një ide tjetër më “përparimtare” dhe më të sofistikuar. Ai propozon që secilës familje serbe në veri të Mitrovicës për dimrin që vjen, t’i jepen nga 2.000 euro, në mënyrë të shpejtë, pa vonesa dhe burokraci, ku do të harxhohet një fond prej 20 milionë ?. Me këtë ide të çuditshme, z. Haradinaj synon ta integroj veriun e Kosovës de fakto të ndarë dhe drejtpërdrejtë i financuar nga Beogradi. Askush me tepër nuk e ka përjetuar këtë ide më keq se sa gjysma e popullsisë që jeton në varfëri, e sidomos të shpërngulurit shqiptarë nga pjesa veriore. Z. Haradinaj është fort i vetëdijshëm se idetë sikur kjo, kinse për integrimin e serbëve, nuk i han pazari. Po që se shikohet më lag, zbatimi i kësaj ideje ka efekt shkatërrues të dyfishtë; i pari është varfërimi edhe më i madh i popullsisë shumicë duke ua marr atyre 20 milionë ? nga buxheti i Kosovës, dhe i dyti, që të forcohet edhe më tutje kontrolli serb në veri, këto 20 milionë ? mund të përdoren për spastrimin etnik të shqiptarëve të fundit në atë pjesë, të cilët edhe ashtu janë nën presion në rritje për t?i shitur pronat dhe të ikin nga andej. 

Prioritetet e Qeverisë për konferencën e donatorëve janë orientuar më së shumti në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe investimet në energji. Sado që infrastruktura fizike është kusht për lehtësimin dhe shpejtimin e zhvillimit ekonomik, ajo mund të shkaktojë shpenzime dhe nuk gjeneron të ardhura (psh. mirëmbajtja e rrugëve). Tërheqja e investitorëve të jashtëm në sektorin e energjisë që të kemi rrymë më bollëk, me çka do të eliminohej pengesa kryesore për të gjitha binzneset qe veprojnë në Kosovë dhe do të bëheshin me konkurrent sepse tani shpenzimet janë më të vogla, poashtu ka disa të panjohura. Mund të ndodhë që investitori privat i huaj të investojë në ngritjen e termocentralit Kosova C. Mirëpo, nëse Qeveria nuk imponon kufizime përmes rregullimit të tregut për rrymë në Kosovë (psh. çmimin për KWh, mbrotjen e mjedisit) atëherë investitori mundet që rrymën ta shes në rajon ku ka kërkesë për të dhe ta lë pjesën më të madhe të Kosovës në terr, ta ndotë ambientin, dhe vet të rrezitet në bregdetin e Kroacisë. Dihet se ka shumë probleme në arkëtimin e borgjeve për rrymë sepse shumica e popullsisë nuk ka të ardhura për të paguar. Prodhuesi furnizon ata që janë në gjendje të paguajnë, e këtu hyjnë kryesisht bizneset. Suksesi i bizneseve varet nga konsumatorët, e kur shumica e konsumatorëve e kanë fuqinë blerëse të ultë, kjo reflektohet negativisht në veprimtarinë e bizneseve. Dhe këtu duhet të jetë prioriteti i Qeverisë ? strategjia për luftimin e varfërisë me investime që gjeneron punësim për rritjen e kërkesës agregate dhe konsumit. 

Çka është prioritet i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për Kosovën 

Zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit jetësorë të popullsisë nuk ka qenë, nuk është dhe përshtypjet e para janë, se nuk do të jetë prioritet i Qeverisë. Po, prioritet mund të jetë zhvillimi i Kosovës por për popullsinë e saj Qeveria dhe të huajt kanë tjetër agjendë dhe kjo vetëm sa po del shesh si moszhvillim i qëllimshëm ose zhvillim i arrestuar. Zhvillimi nuk matet me objekte dhe ndërtesa fizike, qofshin ato edhe mbi 40 kate. 

Qytetarët shumicë të Kosovës duhet t?i analizojë me kujdes prononcimet e politikanëve vendorë dhe ndërkombëtarë për perspektivën ekonomike të Kosovës dhe integrimet. Qëniet njerëzore shumicë të Kosovës nuk janë prioritet i zhvillimit dhe këtë mund ta vërtetoj secili analist racional dhe i arsyeshëm me fakte të forta dhe të pakontestueshme. Diskriminimet ligjore dhe urrejtjet raciste ndaj popullsisë shumicë të përkujtojnë ligjet e Nurembergut kundër çifutëve. Dallimi është se ligjet e Nurembergut u nxorën nga një regjim diktatorial kundër një race tjetër, ndërsa në Kosovë nuk dihet saktësisht kush qëndron prapa tyre por dihet se përgjegjësinë për to e mban Qeveria dhe Kuvendi. Sikur gjëra të tilla rreth ekonomisë të ndodhnin në çfarëdo vendi të Evropës, njerëzit duarthatë do t?i shpallnin luftë totale pushtetit, ndërsa në Kosovë mungojnë reagimet e organizuara nga ata që mund ta bëjnë këtë. I vetmi reagim i duhur ndodhi pasi Qeveria vendosi ta heq 28 nëntorin nga lista e festave zyrtare. Mediat nuk e kishin fuqinë të bënin diçka në favor të festës pa angazhimin, kryesisht spontan, të njerëzve jashtë tyre me reagime dhe kritika të argumentuara. Shtrohet pyetja se a jemi vonuar në mobilizimin e kritikave për gjendjen e ekonomisë dhe atë që na pret, apo duhet të presim edhe më tutje deri sa të vijmë tek akti i kryer e pastaj të reagojmë? Nëse ka pasur aq shumë kritikues rreth heqjes së 28 nëntorit, besoj se ka më shumë rreth ekonomisë, vendorë dhe ndërkombëtarë, për domosdoshmërinë e globalizimit të këtij problemi sui generis me debate dhe hulumtime. 
Isa Mulaj, hulumtues i lartë dhe koordinator për Kosovë i Institutit për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …