Flamuri Kuq e Zi

Isa Mustafa: 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar, ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka propozuar që 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar shqiptar, dhe Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të jetë ditë pushimi në Kosovë. Dita festive më e madhe e shqiptarëve nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë, dhe kjo ishte arsyeja që i pari i Qeverisë kërkoi që të jetë ditë pushimi,  Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë Mustafa. Kabineti qeveritar ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 Nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bamieh

Maria Bamieh: Në vend se të urohesha për paraqitje e provave të korrupsionit në EULEX, më larguan nga puna

Ish prokurorja e EULEX-it që paraqiti provat e korrupsionit në këtë mision e nga ku …