leoni

ISEAL – Institucion shkencor, me vlerë publike, unik në Zvicër

Konfederata Zvicerane, në muajin mars 2008, duke e njohur ISEAL-in “Institucion me vlerë publike”, i mundëson që të zhvillojë aktivitete afatgjata në sektorët ekonomikë, kulturorë, letrarë dhe shkencorë.

ISEAL-i është, për sa u përket strukturave, sektorëve dhe projekteve, i pari Institucion i tillë në Zvicër, nga të gjitha komunitetet.

 

Këshilli Drejtues i ISEAL-it :

 

FRANCIS COUSIN, Kryetar i Nderit i Këshillit të Fondacionit ISEAL, Dr RÉGIS MARION-VEYRON, Kryetar i Këshillit të Fondacionit ISEAL, ALAIN MAILLARD, Dr ARBESA SHEHU, BRUNO MIGLIARINI, Prof Dr CLAUDIO BOLZMAN, DANIEL ABIMI, ELISABETH CLÉMENT, EMIRJETA TASHI, Prof Dr Doris Jakubec, Dr GËZIM DUSHI, Prof Dr Laura Bernardi, Prof Dr LAURENT MATTHEY, Dr OLIVIER MEUWLY, Prof Dr PETER KNOEPFEL, Dr SYLVIE COSSY, DRITON KAJTAZI, Drejtor i ISEAL-it.

 

Ekipi në Kosovë:  ABESË HOXHA, projekte, LABINOT HASANI, informatikë dhe komunikime, SULEJMAN DËRMAKU, redaktim gjuhësor

 

Aktivitetet e ISEAL-it me ca fjalë :

 

4 Sektorë : Kërkime, Botime, Mësimdhënie,  Qendër e dokumentimit.

6 Simpoziume shkencore: “Diaspora, levë ekonomike transnacionale ?” UNIL, “Femra shqiptare e kualifikuar, potencial i integrimit, me shikim të kryqëzuar me femra të tjera në Zvicër” UNIL, “Diaspora, urë e shkëmbimit të njohurive ekonomike” OEK, “Shëndeti mendor, sfidë e shëndetit publik” IKSHPK,  “Integrimi i shqiptarëve në Zvicër” UNIL, «10 vite të Pavarësisë së Kosovës : Histori e pranishme e një shteti» UNIL.

37 konferenca, debate dhe paraqitje.

18 botime në gjuhët shqipe, frenge, gjermane, italiane dhe angleze.

12 Module formimi me 24 mësimdhënës.

Kurse të gjuhëve frenge dhe shqipe (mësimdhënës-e : Albana Thaqi Hoti, Merita Azemi, Arsim Ferizi, Ilir Xheladini, Antoine Lami).

Shkolla e muzikës : Polifoni Toskë&Gegë (mësimdhënës : Alban Lishi)

ISEAL ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Radio-televizionin Publik të Kosovës (RTK), me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).

Projekte të ndryshme : “Konkurs Letrar 2020” ISEAL dhe Universiteti Lozanës“,  “Diaspora, urë e shkëmbimit të njohurive”, etj.

 

Shoqata e miqëve të ISEAL-it : aA◊ISEAL

 

186 anëtarë themelues të aA◊ISEAL. Komiteti i Nderit : Prof. Dr Antonio Da Cunha, Astrit Leka, Prof. Dr Barbara Haering, Prof. Dr Bernard Dafflon, Prof. Dr Christian Zindel, Georges Cuénot, Prof. Dr Katherina Washington, Mehmet Elezi, Rexhep Rifati, Rolf Altherr, Ueli Leuenberger, Vaçe Zela, Xhemali Berisha.

 

Komiteti Drejtues: Arsim Ferizi, Jean Rufener, Mentor Ilazi, Visar Qusaj, kryetar.

 

Shoqata e miqëve të ISEAL-it në mesin e anëtarëve ka edhe përgjegjësit e mbi 25 shoqatave të Shqiptarëve në Zvicër.

 

Falë bashkëpunimit me qytetin e Lozanës, ISEAL e ka një ndërtesë të veten. 7 struktura e shoqata të ndryshme, zvicërane dhe komunitete të tjera, me vite zhvillojnë aktivitetet e tyre në lokale të ISEAL-it, falas, me përkrahjen e ISEAL-it.

 

 

 

Disa nga 18 botimet e ISEAL-it  gjenden ne :m www.iseal.ch   /  [email protected]    /   ISEAL, Pontaise 11, 1018 Lausanne (CH)

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra dhe Përparim Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për …