Ish-komandanti Suprem i NATO-s pëp Europë, gjenerali Wesley Clark sot viziton Kosovën

Ish-komandanti i NATO-s, gjatë luftës në vendin tonë, Wesley Clark, parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia

Ish-komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë Wesley Clark, ka komentuar  situatën gjeopolitike në Ballkan. Gjatë një interviste, ai ka shprehur bindjen se Serbia përfundimisht do të njohë pavarësinë e Kosovës.  Klark ka shfaqur shqetësime lidhur me qëndrimin e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po  përpiqet të përdorë Serbinë për qëllime të tij perandorake në rajon. Clark ka vlerësuar se prania e KFOR-it dhe puna e ambasadorit Chris Hill në Serbi janë faktorë pozitivë për parandalimin e konflikteve të mundshme në Ballkan. Gjenerali amerikan, ka analizuar rezistencën e vazhdueshme të Kosovës për pranim në bashkësinë ndërkombëtare dhe refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e saj. Clark ka shtuar se Serbia duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me dy porta dhe se për të ardhmen e saj është e rëndësishme të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve me perëndimin. Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO, Clark ka thënë se nëse Serbia do të merret seriozisht me çështjet problematike dhe do të angazhohet në bashkëpunim me aleancën, anëtarësimi i saj në NATO do të ishte një hap i rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai ka përmendur se në parim do të ishte një gjë e mrekullueshme për të parë të gjithë Ballkanin anëtarë të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …