Lutfi Haziri

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, konsideron se Autostrada Gjilan-Prishtinë, ka stagnuar për shkak të vetë Albin Kurtit

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi  Haziri ka deklaruar se Autostrada Gjilan-Prishtinë, një projekt i infrastrukturës rrugore është vonuar shumë së finalizuari në krahasim me afatet e caktuara, po vazhdon të vonohet edhe  sot e kësaj dite. Në vitin 2018 kur është paraqitur projekti për autostradën, sipas ish-ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ky projekt do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe do ta lehtësonte lëvizjen e qytetarëve. Lutfi Haziri  thotë se fajin për finalizimin e projektit e ka vet, Albin  Kurti,  personalisht dhe qeverisja aktuale lokale, pasi në vend se ta përfundojë rrugën brenda 16 mujave sipas planit dinamik, ai për 3 vite e gjysmë e ka stagnuar krejt këtë proces dhe ka shkaktuar amulli edhe më të madhe”, ka saktësuar, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …