Ish-kryetari slloven, Kuçan: Ballkani Perëndimor edhe më tutje është fuçi baruti

Ish-kryetari slloven, Kuçan: Ballkani Perëndimor edhe më tutje është fuçi baruti

Perëndimi vazhdon të mshelë sytë para faktit se Ballkani Perëndimor edhe më tutje paraqet fuçi baruti, deklaroi ish-presidenti slloven, Millan Kuçan në intervistë për gazetën e Podgoricës “Pobjeda”. “Kam përshtypje se Brukseli në masë të madhe nuk i njeh gjendjet në Ballkanin Perëndimor, kështu që fitohet përshtypja se politika që po zbaton nuk është përherë parimroe”, thotë Kuçan. Ai vlerëson se krahas BeH-së, pikë kryesore nevralgjike e Ballkanit është Kosova, ndërkaq “problem mbetet edhe Maqedonia”. “Vendi i vetëm që mundi të ikë nga ai kazan është Mali i Zi”, shton ish-kryetari slloven. Sipas Kuçan, me insistimin e interesit të kapitalit, Evropa shpesh i lë anash vlerat etike në të cilat bazohet ideja evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …