Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, padi civile kundër zëvendës-ministrit aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahu

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, padi civile kundër zëvendës-ministrit aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahu

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka paralajmëruar padi civile kundër zëvendës- ministrit aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahu, duke  sqaruar se padinë do ta ushtrojë  për shpifje ndaj tij si pasojë e ushtrimit të kallëzimit penal që zv.ministri Sallahu e kishte bërë qysh në muajin prill ish ministrit Selim Selimi.  “Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti. Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale”, ka paralajmëruar Selimi. Ai përmes kësaj padie do të kërkojë 300 mijë euro si kompensim, të cilën do të dhurojë në një fondacion për shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që po përpiqet të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë”, ka shkruar Selim Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …