Islam Krasniqi

Islam Krasniqi: Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës nga autoritetet franceze ka dimensione të qarta politike

Arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së nga autoritetet Franceze, ishte i planifikuar mirë dhe  ka dimensione politike, pavarësisht asaj së çka thonë të tjerët, këtu janë 1001 arsye për të dyshuar. Arrestimi i Ramush Haradinajt ka prapavijë politike,  i cili veprim është një provokim i rëndë në vazhdën e provokimeve  të vazhdueshme të Serbisë, por  jo edhe si e vetme por  edhe  e aleatëve  të saj si Franca, e  cila e njehë shtetin e  Kosovës, por  ish-kryeministrin e  saj  e  ofendon duke e quan qytetar të Serbisë.

Edhe një herë shteti Franca tregoi  së nuk është mike e shqiptarëve, së ai gjithmonëë ka qenë shtet mik i Serbisë. Francezët kanë qenë  pjesë e copëtimit të Shqipërisë, ata na ndanë Mitrovicën,  tash shkelën edhe verdiktin e Tribunalit të Hagps, i cili z. Haradinaj e shpalli të pa fajshëm dy herë radhazi. Autoritetet franceze e shkelen juridiksionin  ndërkombëtar, vetëm e vetëm për t’i bërë qefin individëve të caktuar, dhe që të mos hiqet muri në veri, duke e arrestuar pjesëtarët e UÇK-së dhe duke i ofenduar dhe quajtur shtetas te Serbisë.

Nëse  është respektuar arresti nga Interpolit, pse arrestimi ndodhi pikërisht tani arrestimi. Haradinaj kishte pushtet edhe  pse ishte opozitë, Mos është arsyeja e rrënimit të murit  në Mitrovicë, apo që të mos lejohet  që të shkojë në inagurimin e presidentit të SHBA-ve, mund të jetë edhe  për themelimin e Asociacionin e komunave Serbe, cila  është arsyeja?  Ai disa herë kishte qëndruar në Francë e në shtete të tjera. Ky është një shembull i mirë, për klasën politike që ta dinë së kanë e kemi mikë dhe kanë armik, duhet ta ketë të qarët ky popull se SHBA-ja dhe Europa na kanë kthyer shpinën, e kanë lanë Kosovën në mes të rrugës, të izoluar, dhe të pa shpresë,  të zgjohen  nga gjumi, së nesër gjithçka mund të jetë vonë. Hapat e qitur pa menduar të politikës Kosovare në dialog më Serbin po e kthejnë republikën tonë në një shtet jo funksional, ashtu sikur e kanë bërë Bosnjen, sepse parimet thelbësore i kemi shkelur, e kritikojmë  Shqipërinë  kur ajo na përkrah, gjersa vetë nuk dimë asgjë, rrugëtimin drejt BE-së e kërkojmë përmes  Beogradit, duke  ja  kthyer shpinën Tiranës.

Të gjithë e  dinë së kush ka  kryer  krime, kush ka   vrarë pleq dhe  fëmijë, kush i dëboi nga  shtëpitë e tyre  mbi 1 milion banorë. Po këta  politikanë kanë qenë në Qeverinë e  Milloshoviqit silur janë  edhe  sot në Qeverinë e Serbisë, si Vuçiqi dhe Daçiqi. Europa  duhet  ti arrestojë ata, mirëpo ndodhë e  kundërta.  Institucionet e  vendit duhet t’i ndezin motorët dhe t’i shtinë në funksion të gjitha  mekanizmat, jo vetëm për ta mbrojtur z. Haradinaj, por  edhe Shtetin e  Kosovës, duke i ndërprerë bisedimet me  Serbinë, deri sa ajo t’i largojë duart nga  republika e  Kosovës, të na  kërkojë  falje dhe ta  paguaj  dëmshpërblimin që ia  ka  shkaktuar  Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …