OJQ“Ndihmo edhe ti” e interesuar për të ndihmuar familjet me nevojë

Përfaqësuesi i Shoqatës humanitare “Ndihmo edhe ti”, bashkatdhetari që vepron dhe jeton në Suedi, z.Halim Hoti, biznesmen i shoqëruar dhe z.Shani Hamitaga, nga Ministria e Diasporës, kanë vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj. Gjatë takimit të përbashkët, Hoti është interesuar që të shtrijë veprimtarinë humanitare të OJQ “Ndihmo edhe ti” edhe në Komunën e Suharekës. Projekti që kohët e fundit po realizohet në disa komuna të Kosovës ka të bëjë me ndërtimin e shtëpive për rastet e rënda sociale të familjeve në nevojë. Një punë të tillë , biznesmeni Hoti po dëshiron ta bëjë edhe në Komunën e Suharekës dhe për këtë ka marrë miratimin e kryetarit Asllanaj. “Ne jemi të gatshëm të përkrahim iniciativën e OJQ “Ndihmo edhe ti” për të ndërtuar shtëpi për të pastrehët, ne kemi një fond që e kemi ndarë për këtë qëllim dhe nga ky fond iniciativën e kësaj OJQ-je humanitare do ta përkrahim. Unë shpresoj se së shpejti do të përgatisim një Memorandum bashkëpunimi dhe do të fillon të realizohet” ka thënë kryetari Asllanaj, pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …