Bibla dhe Kurani

Islam Kryqhana: Për hir të Evropës së dashur duhet që për fillim rreth 400.000 shqiptarë të Kosovës të ribëhen të krishterë

Fakti se Evropa jo vetëm që nuk i do, por i urren me tërë qenien  emrat myslimanë, nuk ka si të mohohet, andaj edhe po e ka shumë vështirë të na thotë kriterin e vetëm, që nuk e kemi plotësuar për liberalizimin e vizave.

Evropa “nënë” e ka të vështirë, dhe këtë duhet ta kuptojnë mirë, shqiptarët inteligjentë, sepse ajo i thotë vetes, rend autentik demokratik modern,  vend me të drejta e liri njerëzore  për të gjithë njerëzit, të gjitha besimet, racat, gjuhët, komunitetet perverse, mbrojtje për të gjitha kafshët, sidomos qentë e macet, liri për të gjitha profesionet, sidomos trafiqet njerëzore, ato të drogës, prostitucionit, të gjitha liritë seksuale, të gjitha liritë pa fre, por ajo ka vetëm një aversion, një urrejtje shekullore, urrejtje patologjike, urrejtje inkuizicionale, urrejtje tempullare, urrejtje hitleriane, musoliniane, një urrejtje mbi të gjitha urrejtjet për emrat e mbiemrat myslimanë të shqiptarëve.

Në emër të rendit demokratik dhe “ruajtjes së fytyrës e moralit”, këtë nuk e thotë dot hapur, ndërsa ne shqiptarët që jemi “kokëgdhe”, vështirë po e kuptojmë se për t’ia bërë qejfin dhe për t’i hyrë në zemër “Evropës k…”të Gjergj Fishtës, duhet të paktën formalisht t’i ndërrojmë këta dreq emra arabë, turk, persianë dhe të marrim emra të pranueshëm, si Milosh, Josip, Ivicë e Jovicë, Llazar e të tjerë, sepse edhe emrat shqip si Driton, Ujkan, Dardan, nuk janë emra të krishterë dhe për botën evropiane vazhdimisht janë të pakuptueshëm.

Mendoj se do të ishte e rrugës së edhe tre kyeparët tanë të tregojnë një gjest kurtuazie duke ndërruar vetëm nga një apo dy shkronja të emrave ekzistues si për shembull:

Hashim Thaçi mund të konvertohet thjesht në Hahsim Taci, dhe kjo do të tingëllonte bukur anglisht si  Hahsaim Taci. Më së lehti do ta ketë Ramush Haradinaj. Nga ky emër e mbiemër turk do të konvertohej Ramu Haradi, mbase do të tingëllonte pak si Hindu, por kjo nuk i pengon zonjës, Mogherini dhe “mabuseve” të saj.

Po kështu edhe Kadri Veseli fare lehtë do të konvertohej në Kardi Veselo. Kjo do të tingëllonte mirë sidomos në gjuhën serbe, sepse Kadriu është i vetmi politikan shqiptar që gjithnjë është, “veselo-veselo” dhe po i çmend serbët me disponimin dhe trimërinë e tij të lindur, gjenetike.

Realisht kjo duket paksa cinike, por po ta marrim shtruar kjo do të ishte sfidë e veçantë sepse do ta plotësonim një kusht shtesë, një kriter fenomenal, që do ta dridhnim nga letargjia edhe Vatikanin, në shenj dashurie të zjarrtë për “nënën Evropë”, apo për “Evropën nënë…”. Ky gjest do ta zbuste edhe Serbinë antishqiptare,  por ajo nuk do të na besonte me asnjë çmim. Asaj i pengojnë edhe shqiptarët katolikë, edhe ateistë edhe ortodoks…

Tekefundit ky fenomeni ynë sui generis  edhe ka ndodhur  botërisht pra më pak se 30 viteve. Asokohe, pasi shpellarët, banditët, vrastarët  e kishin djegë dhe e kishin  bërë hi Shqipërinë komuniste, pasi kishin treguar nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe kishin rrëzuar shtatoren e Enver Hoxhës, ia mësynë Greqisë, sepse nuk kishin më çka të digjnin e të hanin, në shtëpinë e madhe të cilën e kishin rrënuar. Dhe Greqia “e dashur” fqinje, kërkonte vetëm një kusht, që gjithë ata që donin hynin në Greqi  ta pranonin emrin e mbiemrin grek. Këtë e bënë shqiptarët, po aq lehtë sikur stërgjyshërit e tyre i kishin ndërruar disa shekuj më parë emrat e mbiemrat. E kemi provuar, kjo punë na shkon përdore. As fyhemi pse na thonë laramanë, myslimanë as të krishterë, sepse jemi si cungu i kovaçit, kushdo të vjen për ta mprehur sëpatën e provon në cungun e madh të Ballkanit që dikur është quajtur Iliri, Dardani më vonë Arnautllëk, pastaj Shqipëri  e sot eurokos-albani, pellagoniopellazgji.

Besoj se pa humbur kohë duhet që këtë nismë ta marrë përsipër një trupë e disa dhjetëra zëvendës-ministrave, e këshilltarëve koti të cilët marrin paga nga buxheti i vendit. Këtyre do t iu bashkoheshin edhe disa anti myslimanë të deklaruar botërisht.

Propozoj që kryetari i kësaj nisme të bëhet Gjergj Dedaj apo Dudaj, më trimi i botës katolike madje më trim se Kçira e Zefi, sepse edhe pse i shau turqit e myslimanët, Zaevi e Ali Ahmeti e pranuan ambasador,në Shkup,  në radhë të parë për trimërinë që ka treguar në Drenicë, në tetor të vitit 1998, kur në mesin e 12 të tjerëve kishte shkuar  ta ndalonte luftën e UÇKËS dhe kishte kërkuar që sa më parë drenicasit e “çoroditur”   t’i ktheheshin rehatisë pacifiste të Ibrahim (Pjetër)  Rugovës.

Vendi ku do të ndërroheshin emrat do të duhet të bëhej në Katedralen e Prishtinës, apo edhe në Kishën e Graçanicës, sipas dëshirës, por me kusht që të jenë të pranishëm popat, pardon, klerikët e mirënjohur të pastërtisë së trashëgimisë autentike fetare, puro katoliko, ortodokso, tribalo, italiano, kroato, shqiptare si Anton Kçira dhe Don Shan Zefi. Këta edhe ashtu iu kanë ankuar edhe Milosheviqit për numrin minimal të  shqiptarëve myslimanë të ekzekutuar gjatë luftës në Kosovës. Madje kanë ironizuar edhe matematikisht, në vend se 1 milionë e nëntëqind mijë, sa kishin pritur, serbët mezi kanë ekzekutuar  vetëm 17.000. Në krahasim me pritjen kjo ishte një hiç i hiçeve.

Kjo ishte sikur ajo ‘zhallopejka serbe” e kohës së ngritjes së Milosheviqit:

(Slobodane vragolane,

 obecao si do Tirane,

slobodane kuckin sine,

nisi stigao do Pristine).

 

Sllobodan he vragollan(djall)

Ke premue deri në Tiranë

Sllobodan, o bir shkine

Ne arrite as në Prishtinë.

 

Një revolucion të tillë do ta përshëndeste në radhë të parë Ismail Kadare, por me kusht që edhe ai ta konvertojë vetëm emrin, sepse mbiemrin Kadar edhe ashtu e ka si të jetë njëlloj vllahu apo magjari. Ismali edhe ashtu është Ismaele po Samuele, krejt një.

Por druaj se paria e BE-së, nuk do të kënaqet vetëm me ndërrimin e emrave. Ajo  është mësuar me dy-fytyrërsinë apo pafytyrësinë  tonë fetare dhe do të kërkojë më shumë. “Nuk e ha këtë pykë ajo k. e moçme, jo?…”.

Por edhe kësaj do t’ia gjejnë derën. Duhet që mashkullorët shqiptarë të kërkojnë të ngrihet një spital i veçantë, apo një kompleks  spitalor,  në Bruksel, për ndërhyrje speciale kirurgjike, sepse rreth-prerët, (synetlinjtë)  duhet të ngjisin sërish zhangët, të cilat do t’i transportonin në frigoriferë nga  vendet arabe, por kurrsesi nga  Turqia, kjo do t i pengonte Evropës.  Kuptohet krejt kjo do të bëhej   pas arritjes së një marrëveshje paraprake dhe shpalljes së një tenderi global për këtë qëllim. Ka rrezik që ky trafikim, me pjesë të organeve njerëzore, sado të vogla qofshin ato,  të nxisë ndonjë deputet  të Parlamentit Evropian për ta themeluar  edhe një Gjykatë Speciale, por meqë është fjala për konvertimin historik të shqiptarëve,  në bij besnikë e bastardë të Evropës,  besoj se euro-deputetët nuk do të merren me këto vogëlsira.

Pasi të jetë kryer ky rit, tepër i rëndësishëm, shqiptarët e konvertuar do të ishin raca e parë ariano-evropiane e klonuar  sipas modelit më të ri të kërkesave dhe kritereve speciale të BE-së. Kësaj pjese revolucionare të euro-shqipove, gradualisht kohë pas kohe do t iu bashkoheshin edhe miliona shqiptarë të tjerë, me qëllim për ta kryer misionin historik dhe për t’u larë përfundimisht nga e kaluara nën robërinë shumëshekullore turke, sa për atë romake e bizantine nuk pyet Evropa…

Shqiptaret femërore nuk do të kenë asnjë problem, mendoj se Evropa  i pranon edhe me emra turko arabë, pasi të tjera pengesa fizike  ato nuk kanë.  Femrat tona asnjëherë nuk i kanë penguar Serbisë, as grekëve dhe as pushtuesve tanë të shumtë nëpër shekuj.

Ky shkrim imi dikujt to t’i dukej cinik, i pavlerë, i njëanshëm, shkrim i një të çorodituri, por a thua a ka më shëmti e më çoroditje sesa të kërkosh nga një popull 7 milionë të konvertohet fetarisht, tani në shekullin e atomit e të përparimit, për ta lejuar të bredh pa viza ashtu si bredhin 700 milionë evropianë, rreth 15 për qind prej tyre me prejardhje myslimane nga vendet e Afrikës dhe Azisë, por jo me prejardhje shqiptare, sepse ne qenkemi krejtësisht të veçantë, dhe mu për këtë ka filluar edhe puna e Gjykatës speciale, raciste e inkuizicionale, e cila akuzon dënon e u heq kokat vetëm shqiptarëve të UÇK-së. Pavarësisht nga të gjitha, ne jemi të lidhur me Evropën si mishi me thoin, ashtu si dikur që ishim lidhur me “Baba Dovletin”, i cili na deshi derisa nuk u rrezikua vetë, pastaj ia mbathi dhe na la në mëshirë të Evropës së krishterë…

O tempra o mores, klithte  latini i moçëm…

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …