Brickos

Isuf I. Bytyçi: Migjeni, ky uragan

„Tefta Radi:Dokumentari «Migjeni Ky Uragan» mbështetet mbi dëshmi autentike, në rrëfimet e personave që kanë patur kontakte me shkrimtarin e madh, të cilët unë i konsideroj dhe si dëshmitarët e fundit të viteve ’30. Po ashtu me ish nxënës të Migjenit, që numërojnë mbi ’90 vite mbi supe. Por edhe personazhe të tjerë si dhe në dëshmitë e trashëgimtarëve të familjes Nikolla, mbesës Angjelina Ceka dhe nipit Gjergj Pero. Mjaft fakte interesante sjellin edhe studiuesit Mojkom Zeqo e Adriatik Kallulli. Një vend të rëndësishëm zënë edhe interpretimet e aktorëve shkodranë Enver Hyseni, Merita Smaja e Paskualina Gruda.“


                                   


Ishte një mbrëmje, e cila u organizua Më rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit  tonë të madh e jetëshkurtër, Millosh Gjergj Nikolla (Migjenit), „ Themelues i Letërsisë Moderne Shqiptare, në Munih të Gjermanisë. Aty u mbajt mbrëmje perkujtimore, nën përkujdesjen e z. Besnik Rama – kryesues i xhamisë shqiptare, i cili e organizoi bashkë edhe me disa shoqata shqiptare këtu në Munih.


Gjesti i z. Rama bën për t`u përshëndetur, për tri arsye: 1. se na e kujtoi poetin e mjerimit, Migjenin dhe veprën e tij kolosale, 2. i bashkoi shqiptarët e të gjitha feve dhe partive, Brenda një amfiteatri dhe çka është shumë më me rëndësi, në këto vitet e fundit, që është duke përjetuar feja Muslimane; fundamentalizëm e ekstremizëm, kudo në botë po ashtu edhe në trojet shqiptare.


Ky, pra z. Besnik Rama, si përfaqësues i fesë Muslimane, pikërisht, organizoi mbrëmje përkujtimore e kulturore për një poet të fesë Krishtere siç ishte poeti ynë, Migjeni, gjë që një fundamentalist, sado pak të jetë, nuk do ta kishte bërë një vepër të tillë aq fisnike. Prandaj, shihet figura e tij prej një fetari modern e mbi të gjitha kombëtar, i cili prioritet e ka Kombin, kulturën,  gjuhën e nënës dhe atdheun.


Edhe në këtë vit,  s`ka filluar aq mirë me festat e fundvitit, këtu në Munih të Germanisë, por megjithatë, jo edhe aq keq, pasi që në  këto ditë u mbajt një mbrëmjë përkujtimore, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së poetit tonë të madh, Migjenit.


Ky tubim u mbajt në lokalet e një spitali ndër më prestigjioze, Klinikum Gros-hadern, në Munih, që ishte një amfiteatër  shumë i  bukur dhe relativisht i madh.


Të pranishëm ishin shumë mysafirë nga Munihu me rrethinë, ishte ambasadori i nderit për Shqipëri, nga Gjermania, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  e tjpp shumë personalitete tjera të kulturës e politikës shqiptare.


Siç u përmend më lart, organizator kryesor ishte z. Besnik Rama, kryetar  xhamisë shqiptare në Munih, bashë më mbesën ë poetit tonë Migjenit, z. Tefta Tashko – Radi, që nuk mungoi ndihma as e tjetëvë, që vinin nga Shqipëria e poashtu edhe nga shqiptarë, që jëtojnë në Munih, si psh z. Azem Xhema, mërgimtarë dhe aktivist e humanist nga Ferizaji, që jeton e punon në Munih.


 


Mysafirët i përshëndëti z. Asllan Tahiri dhe, programi filloi, i cili ishte tejëmase i përgatitur mirë, me fjalime analiza, fotografi  e kujtime për poetin, familjen e tij dhe miqtë.


Në këtë mbrëmjë, përvëç të tjerave, nuk mbeti pa u përmëndur  koha e Migjenit, bashkë me gjithë ato ngjarje si: Lindja e Migjenit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, në të njëjtën kohë u bë edhe ndarja e tokave shqiptare në mënyrë më të padrejtë e çnjerëzore nga fuqitë e mëdha për t`i ngopur egoizmin e fqinjëve barbarë; sllavë e grekë, Lufta e Parë botërore bashkë më vrasjen e princ Franc Ferdinantit, që edhe atë kohë u legjitimua ndarja e tokave të Shqipërisë dhe, menjëherë pas një periudhe të shkurtër , menjëherë pas vdekjes së poetit ndodhi edhe lufta e dytë Botërore, që vazhdoi lënja pas dore e kombit tonë, që këtë  evokim e bëri ambasadori i nderit  për Shqipëri e, deri te dalja në skenë ë UÇk-së  dhe kurorëzimi i Pavarëse së Kosovës.


Migjeni ishte një misionar i poezisë dhë jëtës. Vepra e tij ishte: ngacmim, shkas dhe detaj, u tha aty.  Ai ishte shkrimtar, ambasador i Shqipërisë, me veprën e tij letrare. Vështirë  e kishte dhe nuk donte ta vente veten si  viktimë e injorancës, prandaj nuk rreshti së shkruari.


Tregimet e tij, Balada e misrit, Luli i vocërr, Zeneli etj., nuk ishin thjeshtë tregime, por ato ishi një baladë për shoqërinë shqiptare, e cila vuante edhe për bukën e gojës e le për gjëra tjera jetësore. Por çka ishte shumë me rëndësi, se ai kurrë nuk ra në pësimizëm edhe pse në buzë të pësimizmit ishte, për shkak të rrethanave, që i kalonte vendi e populli ynë.


Migjeni, ishte poet niçean, sipas analistëve të veprë së tij, që kishte pika takimi me: Dostojevskin, Bodlerin dhe Hygoin. Ai, pra, Migjeni ishte shkrimtar konceptual , që bëri konceptimin e shoqërisë dhe të poezisë.


Vepra e tij letrare e plotë në esencë, u  përmend se u përfundua dhe u botua në vitin 1936, në tre mijë kopje.


Ai nuk ishte mit, ai ishte rrufe, që me fjalët e tij shkruan: „ Kur Dielli ndërron drejtimin, do të lindë nga Perëndimi“.


Nuk mbeti pa u përmendur edhe dashuria e parealizuar, për shkak të jëtës së tij të shkurtër, me Bojkën.  U lexuan edhe disa letra të tij me të dashurën, Bojkën, që aq shumë e deshi, por kurrë nuk e realizoi atë dëshirë. Nuk e realizoi, sepse e shihte Migjeni fundin e jetës së tij, nga sëmundja, që për çdo ditë ia hante shëndetin e, bashkë më shëndëtin edhe shpirtin:


„ Bojka, qenja ime e madhe esenciale…“.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …