Qeveria Serbe

Ivan Videnoviq; Politikat dhe qëllimet e kasapit të Ballkanit, Millosheviqi janë ende të pranishme në Serbi

Profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq. ka deklaruar se politikat dhe qëllimet e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit janë ende të pranishme në Serbi,  duke apostrofuar se një politikë e tillë vetëm se është kthyer në rrethana të reja ndërkombëtare. Tensionet në veri të Kosovës janë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Në intervistën për The Geopost, Videnoviq shqyrton pozicionin e pakicave kombëtare në Serbi, veçanërisht në kontekstin e tri komunave shqiptarëve. Të drejtat e popujve pakicë në Serbi janë shumë më të këqija se të drejtat e serbëve në vendet e ish-Jugosllavisë ku jetojnë si minoritete, thotë ai. Nuk ka kurrfarë dallimi mes qeverisë dhe opozitës, të dyja qëndrojnë në pozicione identike. Ata ndryshojnë vetëm sepse akuzojnë njëra-tjetrën se kush do ta zbatonte në mënyrë më efektive të njëjtën politikë, e cila nuk vihet aspak në dyshim,  thotë mes tjerash profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …