Jakup Krasniqi

J. Krasniqi: Një gjykatë si Specialja, konsiderohet e drejtë vetëm nga pjella e regjimeve në Serbi, që nanë e babë e kanë politikën e Millosheviqit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës gjatë luftës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas aktakuzave ndaj dy bashkëpunëtorëve të tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai gjithashtu ka reaguar edhe ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që kërkoi drejtësi ndaj të gjitha vrasjeve. Një Drejtësi që burimin e ka në gënjeshtrën e politikës se gjenocidit serb të ushtruar mbi shqiptarët e të tjerët në fund të shekullit XX, gjithçka mund të jetë vetëm kurrën e kurrës nuk mund të jetë drejtësi, ka saktësuar Jakup Krasniqi. Një gjykatë e tillë, mund të konsiderohet gjykatë drejtësie, vetëm nga pjella e regjimeve në Serbi që nanë e babë e ka politikën e gjenocidit të Millosheviqit. Një drejtësi e tillë, në asnjë rast nuk mund të jetë drejtësi se burimin e ka në krimin e gjenocid serb të konfirmuar katërciprisht në çdo kënd të Kosovës. Prandaj, çdo udhëheqës i Kosovës edhe Kryetarja e Kuvendit, sa herë të deklarohen për këtë çështje, duhet të jenë më shumë sesa të kujdesshëm?!

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …