Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Gjelat dhe pulat e lagura nuk na kthejnë dinjitetin kombëtar

Zhvillimet e fundit ma kanë forcuar bindjen se krerët e politikës sonë nuk kanë asnjë virtyt prej udhëheqësi në personalitetin e tyre, nuk kanë integritet e dinjitet për të drejtuar kombin a një pjesë të tij, madje nuk dinë as të komunikojnë si njerëz me njëri – tjetrin, për çka kanë marrë përgjegjësi për të udhëhequr me bashkëkombësit dhe qeverisur me pasurinë kombëtare.

Prandaj kombi ynë gjendet këtu ku është dhe është tepër keq, sa nuk dinë “udhëheqësit” tanë, ta vlerësojnë asnjë vlerë. Dhe jo vetëm kaq, por antivlerat janë duke na u bërë vlera?! Pse? Pse ata që dolën nga vlerat e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, prezantuan vetëm antivlera. E dhimbshme kjo.

Pse është kështu?

Është kështu se më se paku që dhjetë vite, udhëheqësit e partive politike pa përjashtim, të luftës a të paqes nuk kanë vesh për të dëgjuar, nuk kanë as sy për të parë. Ata dinë ta mohojnë njëri-tjetrin duke vendosur vija të kuqe dhe duke krijuar armiqësi?! Thënë figurativisht, Kryetarët e partive politike në Kosovë po ngjasojnë vetëm me “Gjelat e krekosur maje plehut”, në raport me njëri tjetrin. Do të ishte, mbase mirë, që ketë krenari prej gjeli/gjelash ta kishin më të gjithë ata që komunikojnë?! Por jo, gjela janë vetëm me njëri – tjetrin, se me të tjerët “bëhen si pulat e lagura”?! Dhe kjo është tepër e dukshme ose kurrë nuk ka qenë më e dukshme.

Me këtë mentalitet gjelash e qyqarësh ne një anë, e në anën tjetër, me pa aftësinë për t’i zgjedhur problemet e mbetura politike që gati dhjetë vjet, pse nuk dinë të ndërtojnë ura komunikimi mes vetës, pasojat po bien mbi qytetarët të cilët po detyrohen që perspektivën e sigurinë për jetën e familjet e tyre ta kërkojnë në ikje nga atdheu. Kjo është tepër e dhimbshme! Kur dihet se cila ishte dashuria e njerëzve për t’u kthyer në Kosovë, para njëzet viteve.

Shkurt: me këta njerëz të pa virtytshëm, të padijshëm, të papërgjegjshëm e të pa integritet ose thënë më mirë, pa largimin e këtyre njerëzve nga politika dhe institucionet e shtetit, kriza e përgjithshme vetëm sa do të thellohet.

Pse na ndodh kjo?

Pse jemi të papërgjegjshëm në zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit! Kështu është dhe kështu do të jetë përderisa zgjedhjen e atij që do të na përfaqëson e zgjedhim për tri euro ose pse na mashtron apo premton një vend pune?!

Rrugën që të çon në bunar, duhet domosdoshmërish ta shmangim. Përndryshe në fundin e saj na pret bunari! A po e shohim këtë? Politika shqiptare është verbuar për pushtet e tenderë.

Kështu si kemi komunikuar mes veti edhe për çështjet më vitale të kombit, ashtu edhe siç kemi qeverisur (si është në se keqi gjatë viteve të Pavarësisë), vendimet për Ne do t’i marrin të tjerët?! Pse mos t’i marrin, kur ne u treguam të pa denjë për t’i marrë vendimet e duhura.

Vetëm ky fakt do të duhej të ishte i mjaftueshëm, që ata që na qeverisen deri tash, ta harrojnë politikën dhe qeverisjen. Mbase këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit me moral?!

Politikës sonë duhet t’ia kthejmë moralin Skënderbegas! Por sa jemi gati për këtë?

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …