Fillimi / Analiza / JAKUP KRASNIQI: IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR NUK MUND TA DEKONSTRUKTOJË ASKUSH
Krasniqi: Propozimi i Murat Jasharit për kryeminister të vendit të jetë për një apo më shumë mandate të plota

JAKUP KRASNIQI: IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR NUK MUND TA DEKONSTRUKTOJË ASKUSH

Idenë e bashkimit të shqiptarëve, janë përpjekur ta dekonstruktojnë që nga vitet e tridhjeta të shekullit XIX e deri më sot. Ka pasur, e si po duket ka edhe sot përpjekje për të mohuar jetën e përbashkët të shqiptarëve gjatë historisë, bile edhe para vitit 1913, gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi ideja e bashkimit kombëtar nuk mund të dekondtruktohet nga askush as nga brenda e as nga jashtë. Bashkimi i kombit shqiptar si ide e aspiratë nuk ka pushuar asnjëherë edhe pse i ka pasur ngritjet e rëniet e saja. Në vazhdim, në pika të shkurtra do të tregojmë kohën kur lindi ideja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.

I

Përpjekjet e shqiptarëve për konsolidimin e kombit duhet t’i kërkojmë në vitet e fundit të shekullit XVIII dhe në dekadat e para të shekullit XIX. Idetë e iluminizmit e të shkencës të përhapura në qytetin e Voskopojës në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mund të konsiderohen si pararendëse të gjuhës shqipe e të kombit tonë1 ose thënë ndryshe një Rilindje e hershme e kombit shqiptar. Këto ide nuk u patën pritur mirë nga Perandoria Osmane e cila për t’i penguar ato, në mars të vitit 1830, organizon në qytetin e Manastirit një manifestim gjeja për t’i prezantuar të arriturat në modernizimin e ushtrisë osmane sipas sistemit të atëhershëm evropian2. Kështu ajo e organizoi Masakrën e Manastirit më 9 gusht 1930, e para kësaj kishte organizuar edhe masakra të tjera në Shqipërinë e Jugut3 të orientuara kundër Elitës intelektuale shqiptare. Kjo ishte bërë sipas kërkesës se Sulltanit, i cili kërkonte që: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”4. Në anën tjetër Porta e Lartë kishte kohë që të krishterëve të Ballkanit ua kishte lejuar hapjen e shkollave në gjuhet e tyre amtare edhe në territorin shqiptar, por një gjë të tillë nuk dëshironte t’ua lejonte shqiptarëve. Qëllimi i Perandorisë Osmane ishte që shqiptarët të mbeteshin pa shkolla e pa elitat e tyre prijatare kombëtare. Ndoshta këtë e bënte pse një pjesë e madhe e tyre i kishte islamizuar dhe dëshironte që t’i ruante në shërbim të saj. Përveç Perandorisë Osmane përndjekje asimiluese e eliminuese  ndaj shqiptarëve i kishte filluar edhe politika Greke që përfaqësohej nga “Megali Idea” (1844)5. Ideatori i kësaj “Ideje të madhe” ishte Kryeministri i Greqisë, J. Koleti i cili dhe zyrtarisht shpalli, politikën ekspansioniste te Greqisë6 ndaj shqiptarëve. Kjo e fundit përveç përndjekjes se shqiptarëve, ajo nuk hezitonte që të helmonte çdo atdhetar shqiptar që punonte për Shqipërinë e shqiptarët, kështu në shënjestër të tyre qe edhe autori i Evëtarit të parë shqip Naum Veqilhargjin(1854)7. Naum Veqilharxhi, në vitin 1846 shkruante: “Ka ardhur koha që t’i flakim të gjitha paragjykimet e vjetruara, ka ardhur koha që të mendohemi më me pjekuri dhe më me guxim të këmbejmë udhë, duke marrë këtej e tutje si shembull kombet e përparuara mbi tokë … , Le të ecim pa u lëkundur, me guxim, me durim dhe me këmbëngulje8”. Kjo vetëdije e lartë kombëtare e pati shtyrë atë që të ishte shqiptari i parë i shkruar me kombësi shqiptare në Rumani9. Po atë vit përpjekjeve greke, në mënyrë edhe më të egër i shtohet edhe Serbia e Garashaninit me Projektin  (Naçertanjes)  për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta (1844)10. Këto shtete, Greqia e Serbia, zhvilluan politika ekspansioniste ndaj tokave shqiptare, pasi ato nuk donin që ta pranonin prezencën e shqiptarëve e as të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare11. Pak vite më vonë këtyre përpjekjeve për të grabitur tokat e banuara me shqiptarë u bashkohet edhe Mali i Zi. Këtij të fundit, Kongresi i Berlinit i dha toka të banuara denbabaden me shqiptarë. Jo vetëm ketë herë, Fuqitë e Mëdha të Evropës u treguan shumë “bujare”, për t’ju dhuruar krishterëve të Ballkanit, troje shqiptare. E ata pastaj jo pak herë ushtruan politika të gjenocidit mbi shqiptarët. Nga kjo del se në politikat e gjenocidit që i ushtruan këto vende, hisen e tyre e kishin edhe Fuqitë e Mëdha të kohës.

Me gjithë përpjekjet e shumta të armiqve  të shqiptarëve, ideja  e kombit shqiptar kishte marrë udhë, të cilën rrugë armiqtë e egër, të pabesë e të shumtë te shqiptarëve nuk mund ta ndalnin, por nuk mund të themi se nuk e dëmtuan substancën biologjike të kombin tonë e  sidomos hapësirën e trojeve shqiptare në Gadishullin Ilirik. Kjo e fundit 9Serbia), ndjekjen e parë të madhe të shqiptarëve nga trojet e tyre e bëri në vitet 1876/78, kur u shpërngulën nga Shqipëria e Toplicës rreth 6oo fshatra shqiptare12.  Me këto politika që kishin qëllim shfarosjen e tërësishme ose të pjesërishme të shqiptarëve, sidomos ata të Shqipërisë së Epërme e cila asokohe përfshinte Shqipërinë e sotme të veriut, Kosovën e Iliridën (Maqedoninë Perëndimore) dhe Shqipërinë e Toplicës, Kosova Lindore si dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. E njëjta politikë ndaj shqiptarëve u ndoq edhe nga qeveritë greke deri në vitin 1949 ndaj shqiptarëve në përgjithësi e të atyre të Çamërisë13 në veçanti. Këto ishin tri shtete armiqësore (Turqia, Serbia, Greqia) të cilave më vonë iu shtua edhe Mali i Zi që nuk e dëshironin formimin e kombit shqiptar, gjuhën dhe arsimin e tyre si dhe çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve. Idetë antishqiptare e shoviniste të këtyre vendeve ballkanike jo pak herë, deri dhe në kohën tonë kanë përfunduar në politika krimi e gjenocidi, nga të cilat politika nuk janë distancuar as sot e kësaj dite. Ta saktësojmë, në këto politika të gjenocidit janë dalluar, Serbia dhe Greqia. Për të cilat politika nuk janë dënuar asnjëherë nga vendet e Demokracisë Perëndimore.

Përfundim:

Në fund të shekullit XX, shqiptarët e Kosovës nuk munden ta realizojnë idenë e bashkimit me Shqipërinë, por arritën të çlirohen nga Serbia dhe ta shpallin Pavarësinë dhe Sovranitetin e Shtetit. Por, me këtë, nuk dekonstruktohet ideja e bashkimit. Kjo ide, mund t’i këtë rëniet e saja, por pa asnjë dyshim që do t’i këtë edhe ngritjet e saja deri në realizim. Ashtu si nuk kanë mundur ta pengojnë çlirimin e Kosovës, nuk do të mundë ta pengojnë as idenë e bashkimit të kombit.

 

Literatura dhe burimet:

 

13 Aleks Buda: Shkrime historike 1, Botim I ASH të RPSSH-së, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tirane 1986, faqe 368.

 

2 https://360grade.al/78408/masakra-e-sulltanit-ndaj-1000-feudaleve-shqiptare-te-toskerise/

 

3 Po aty.

 

4 Po aty.

 

5 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Historisë: Historia e popullit shqiptar II, Toena, Tiranë, 2002, faqe 103

 

6 Aleks Buda: Shkrime historike 2, ASHRPSSH, “8 Nëntori”, Tiranë 1986, faqe 30.

 

7 Aleks Buda: Shkrime historike 2, ASHRPSSH, “8 Nëntori”, Tiranë 1986, faqe  23.

 

8 Po aty, faqe 23

 

9.https://sq.wikipedia.org/ëiki/Naum_Veqilharxhi

 

10 Historia e popullit shqiptar II, Toena, Tiranë, 2002, faqe 103

 

11 Aleks Buda: Vepra e cituar 2, faqe 30.

 

12 Jakup Krasniqi: Kosova në kontekst historik,, Buzuku, Prishtinë 2010, faqe22.

 

13 Liman Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986, f. 9

Kontrolloni gjithashtu

RKL: UÇK-ja nuk ka pasur organizim, kanë qenë do grupe të Drenicës, Llapit..., njerëz pa logjikë thotë, Zenun Çalaj

RKL: UÇK-ja nuk ka pasur organizim, kanë qenë do grupe të Drenicës, Llapit…, njerëz pa logjikë thotë, Zenun Çelaj

Në vazhdën e luftës speciale kundër UÇK-së, të cilën po e vazhdon qysh prej vitit ...