Jakup Krasniqi i konsideron të dëmshme dhe të rrezikshme deklaratat qeveritare për demarkacionin

Ish-kryekuvendari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës”, Jakup Krasniqi, i konsideron të dëmshme dhe të  rrezikshme deklaratat e kryeministrit dhe kryetarit  për demarkacionin. Ai thotë se situata politike është shumë e tensionuar, ndërsa zgjidhja është tek ekspertët. Krerët e institucioneve duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet, për t’i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …