Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: Mashtrimet dhe insistimi i Hashim Thaçit për demarkacionin nuk kanë të ndalur

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, është cituar të jetë shprehur  se mashtrimet e  kryetarit Hashim Thaçi për demarkacionin nuk kanë të ndalur. Ai ka deklaruar se Thaçi e ka kthyer në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi dhe për ta shpëtuar  ftyrën e vet po mundohet që me çdo kusht dhe pa kursyer forma ta mbulojë këtë të keqe, të cilën e ka nënshkruar. Mirëpo, deputetët e kanë kuptuar se kjo marrëveshje e dëmton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë dhe si e tillë do kundërshtohet nga ta. Kryetari duhet ta ketë kuptuar se nuk ka  mandat për t’u përzier në vullnetin e deputetëve. Kjo që ai po bën është antikushtetuese pavarësisht qëllimeve, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin …