Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Jakup Krasniqi: Serbisë nuk mund t’ ia plotësojmë dëshirat

Secili nga shqiptarët që ka kryer shkollën e mesme dhe ka pasur një sukses mesatar të merituar duhet ta dinë se Serbia në shekullin XIX e më pas, shqiptarëve ua ka marrë Shqipërinë e Toplicës me rreth 600 fshatra, pastaj Pazarin e Ri, Tutinin e se fundi edhe Kosovën Lindore (Preshevën, Bujanocin e Medvegjen). Një territor ky përafërsisht sa Republika e Kosovës dhe shqiptarët as edhe njëherë nuk ia kanë arritur që t’i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Pas kësaj që u tha e që dihet mirë nga secili shqiptarë me mend në kokë e që nuk është pjesë e Presidencës së Kosovës, a ia vlen që ta qethim edhe më Kosovën për t’ia shuar apetitin Serbisë Lubi? Pastaj, kush mund të garantoi, se do të pushojnë apetitet serbe në Kosovë? Kush mund të garantoj se edhe Kisha serbe nuk do t’i shtrojë kërkesat e saj për ndonjë copë tjetër të Kosovës? Po Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, çka do të shënukë?

Pas të gjitha këtyre, a duhet të vazhdohet me parimet e Dokumentit të Ahtisarit? Me të gjitha këto shënukje a mund të qëndroj në këmbët e veta shteti i pavarur, sovran e demokratik i Kosovës? Pas gjithë këtyre qethjeve e përqethjeve? A do të vazhdojnë të kenë validitet parimet e Deklaratës se Grupit të Kontaktit (të 31 janarit 2006), se: nuk ka kthim para marsit të vitit 1999; se nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër (mendohet në Shqipëri) dhe as me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër (mendohet në Maqedoninë Perëndimore). Nëse, Kosovës i merret një pjesë dhe ajo i bashkohet Serbisë, kjo është kthim para marsit 1999. Në një situatë të tillë, pse pjesa e mbetur mos të bashkohet me Shqipërinë dhe me shqiptarët e Maqedonisë Perëndimore?

Një bashkim i tillë i shqiptarëve i ka të gjitha gjasat e mundësit për të qenë shtet stabil, i zhvilluar dhe me siguri që do të garantonte edhe perspektivë për gjithë qytetaret e tij! Nëse bëhet kjo, ndoshta (???) ia vlen që Serbisë t’i plotësohet dëshira e parë, por jo asnjë tjetër. Madje, nëse Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, pse ne ta kërkojmë ketë? Cili është faji ynë si komb në raport me Serbinë e serbët? A ne i paskam grabitur troje Serbisë? A ne ua paskam shkaktuar më se tri herë serbëve politika krimi e gjenocidi? Politikës kudo e sidomos politikës sonë i duhen njerëz me kurriz të fortë, njerëz të dijshëm, me integritet e dinjitet të veçantë.

Po të kishte krijuar shteti i Kosovës, Prokurori të shtetit, Prokurori i shtetit do të duhej të shpallte fletarrestim për të gjithë ata që janë vërë në shërbim të politikave shoviniste serbe! Dhe ketë farë të keqe e has si në politikë e po ashtu edhe në medie si zëdhënës të politikës e madje edhe në një pjesë të shoqërisë civile.

Pra, është koha e fundit që institucionet e shtetit, të cilët i ngarkon Kushtetuta për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës, të vihen në mbrojtje të Republikës!

II

Krejt në fund për atë që po flitet këtyre dite. Kushdo që donë t’i koncentroj meritat e gjeneratave në dy a tre veta, le ta bëjnë ketë, por ama le t’i marrin të gjitha meritat e përgjegjësitë, edhe meritën për t’ia shtuar disa kilometra katrore Kosovës. Nëse e bëni ketë, po ua fali gjithë shkallën e rrezikshmërisë time, të familjes e të farefisit tim, kuptohet vetëm atë të pas 10 qershorit 1998, kur e mora përgjegjësinë për të qenë njeriu i parë publik i SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjithashtu po ua fali edhe gjithë kontributin tim për ta bërë parti të parë PDK-në e cila po i mban në pushtet që sa vite edhe ata që ishin kundërshtarë politik të PDK-së. Edhe pse disa punuan shumë prapa shpinës sime! Po ama shtoni kilometrat e Kosovës e mos i zvogëloni ato kaq shpesh! Përndryshe mëreni edhe përgjegjësinë e zvogëlimit të territorit të Republikës së Kosovës! Dhe bëhuni burra e tregoni pse po e bëni gjithë ketë përpjekje për zvogëlim e Kosovës edhe ashtu të vogël! Tregoni, pse gjithë ketë zhburrnim në kohën kur kërkohet shumë guxim e vendosmëri! Koha është për të treguar integritet të nivelit të lartë! Mos e futni kokën nën zall si struci se rrezikut nuk i iket duke i mbyllur sytë, por duke i bërë ata katër!

Përkundër të gjithë këtyre gjërave, askujt e më bash askujt nuk ia dëshiroj burgun për luftën e bërë! Se e quaj punë të lig, kërcimin në fatkeqësi të tjetrit edhe kur ai është krejt i pa njohur për mua. Se jam shumë i bindur se askush nuk e meriton burgun për kohën e Luftës Çlirimtare! Pas lufta është këngë tjetër. Për atë le të merren institucionet përgjegjëse të kohës!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …